Dua Lipa koncert në Tiranë? Veliaj surprizon të gjithë, poston foto me prindërit e yllit shqiptar të muzikës botërore: Diçka po gatuhet

Dukagjin Lipa, Anesa Lipa dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka surprizuar të gjithë ditën e sotme teksa ka postuar një foto me prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, por ka zgjedhuar të mos na e shuajë kureshtjen mbi atë çka po gatuhet vërtet.

Kreu i Bashkisë së Tiranës i cili ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij Dukagjin Lipën dhe Anesa Lipën, dy prindërit e yllit të muzikës botërore ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve mbi një koncert të mundshëm të këngëtares në kryeqytet teksa shkruan, “diçka po gatuhet në Tiranë”.

Veliaj nënvizon edhe faktin se vitin e ardhshëm Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka nënkupton se koncerti në fjalë mund të jetë planifikuar pikërisht për vitin 2022.

Veliaj e shoqëron postimin e tij edhe me një prej këngëve më të fundit të realizuar nga Dua Lipa, “Love Again” të cilën vetë këngëtarja e anonçoi vetëm një javë më parë, çka përforcon idenë se Tirana mund të presë vërtet një koncert të artistes më të famshme dhe më të ndjekur sot në botë me albumin më të fundit të saj.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A zgjidhet kriza në PD me një garë të re për kryetar?



×

Lajmi i fundit

John

Dështimi i komunizmit: Leksioni mbi vlerën e kapitalizmit, të cilin Lenini e mësoi shumë vonë