Dua Lipa, koncerti në Prishtinë:
E lumtur që performoj në vendlindje

Dua Lipa, koncerti në Prishtinë:<br />E lumtur që performoj në vendlindje
Koncerti i këngëtares Dua Lipa në Prishtinë po pritet me interes të madh. Babai i këngëtares Dukagjin Lipa është shprehur se interesi është shtrirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Të ardhurat e koncertit që do të mbahet më 9 gusht do t’i shkojnë fondacionit Sunny Hill për përmirësimin e gjendjes së artit e kulturës në Kosovë. Ndërkohë mediat e Kosovës po përditësojnë lajmet për jetën personale të Dua Lipës.

Në këtë foto është me të dashurin e saj që e shoqëron në çdo koncert. I dashuri i Duas është Isaac Careë, 29 vjeç nga Londra. Ai punon si model për emrat më të njohur Hermes, Moschino, etj.

dua lipa

Mediat kanë zbuluar talentin e të dashurit të saj edhe për gatimin. Po ashtu mësohet se Dua Lipa do të vijë në Prishtinë me avionin privat të Bexhet Pacollit.

Koncerti i 9 gushtit do të mbahet në Parkun e Gërmisë. Policia e Kosovës ka deklaruar se siguria do të jetë në nivelin më të lartë. Ajo ka lëshuar edhe një deklaratë ku pjesëmarrësve nuk do t’u lejohet që të kenë me vete pije/ushqim dhe objekte që përbëjnë rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve. Ndërsa një tjetër njoftim nga policia e Kosovës është që “veturat nuk do të lejohen në parkun e Gërmisë”.

Gjithashtu deklarohet që nuk do të lejohet askush në moshën 16-vjeç, megjithatë ata që duan të ndjekin koncertin, do të lejohen në shoqërinë e prindërve ose të një personi në moshë madhore, thuhet në njoftimin e organizatorëve të koncertit.

Vetë Dua Lipa është shprehur se ndihet e lumtur që do të performojë në vendlindje. Një ditë më pas më 10 gusht Dua Lipa do të jap koncertin e radhës ë edhe në Tiranë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!