Dua Lipa 'letër dashurie për Kosovën': E lumtur që 'Sunny Hill' do rikthehet në Prishtinë! Që në fëmijëri ëndërroja të kisha muzikantët e preferuar në qytetin tim

Dua Lipa 'letër dashurie për Kosovën': E lumtur që 'Sunny Hill' do rikthehet në Prishtinë! Që në fëmijëri ëndërroja të kisha muzikantët e preferuar në qytetin tim

Dua Lipa

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga festivali “Sunny Hill” që do të sjellë një sërë artistësh shqiptarë dhe të huaj, Dua Lipa e ka cilësuar si ëndërr të bërë realitet. Duke folur në vlogun e saj “Service95”, Dua Lipa tha se dëshira e saj për të sjellë festivalin e saj në Kosovë nuk do të mungojë asnjëherë.

Me titullin ‘letër dashurie për vendin tim të lindjes’, Dua tregoi se si nisi themelimi i festivalit deri tek realizimi i eventit të madh në vendlindjen e saj. Vitin e shkuar, festivali nuk u realizua për shkak të pandemisë por do të rikthehet këtë vit nga data 4 deri më 7 gusht.

“Jam shumë e lumtur që festivali “Sunny Hill” do të rikthehet përsëri këtë vit në Prishtinë, Kosovë. Kur jetoja në Kosovë, nga mosha 11 deri në 15 vjeç, ëndërroja që një ditë të shikoja muzikantët e mi të preferuar të interpretonin live në qytetin tim, dhe kështu nga dëshira ime dhe e babit tim, lindi pikërisht festivali ynë. Jam jashtëzakonisht krenare për ekipin që na ndihmon me organizimin e festivalit tonë, veçanërisht pasi eventi i vjen në ndihmë edhe fondacionit tonë “Sunny Hill”, i cili mbështet organizata të ndryshme kosovare, veçanërisht ato në fushën e artit dhe të kulturës”, ka shkruar Dua.

Ndër të tjera, Dua thotë se mezi po pret që të shkojë në Prishtinë dhe i fton të gjithë që të shkojnë në festival pasi do të ketë artistë të mirë.

“Sigurisht, është gjithmonë gëzim i madh të rikthehem në Prishtinë gjatë verës, dhe në festivalin që do të zgjasë katër ditë këtë vit do të mund të shihni kaq shumë artistë të jashtëzakonshëm. Nëse do të vini në “Sunny Hill”, këtu janë disa nga vendet ku duhet të provoni ushqimet e tyre dhe të argëtoheni në qytet. Shihemi atje!”, thuhej me tej në postim.

Këtë vit “Sunny Hill Festival” do të mbahet edhe në Tiranë nga data 26 deri më 28 gusht.

Letra e Dua Lipës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë