Dua Lipa ka surprizuar të gjithë patriotët e saj, pasi ka folur shqip në një intervistë të dhënë së fundmi.
Në rubrikën “Çfarë ka në cantën time” të revistës prestigjoze ‘Vogue’, Dua ka thënë një fjali në shqip e cila ka tingëlluar shumë bukur.
“Hej Vogue, unë jam Dua Lipa, edhe ç’ka kena në çantë sot”, tha këngëtarja.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Dua flet shqip. Më 28 nëntor me anë të një postimi në Instagram ajo uroi Shqipërinë për 112 vjetorin e Pavarësisë me disa vargje nga himni kombëtar.
Komento