Dyshja e njohur e humorit, Benito Skinner dhe Mary Beth Barone, kanë zbuluar 12 ide origjinale për kostume Halloween-i, duke sjellë kombinime sa kreative, aq edhe të pazakonta, të frymëzuara nga personazhe të famshëm momente ikonike televizive dhe fenomene virale të rrjeteve sociale.
Mes propozimeve më interesante është transformimi në Benjamin Franklin dhe balonën e tij me të cilën lidhet historia e famshme e elektricitetit.
Lista vazhdon me ide edhe më të pazakonta, si veshja në formën e një pale këpucësh apo rikrijimi i unazave olimpike. Për ata që preferojnë humorin e frymëzuar nga jeta e përditshme, Skinner dhe Barone sugjerojnë edhe të shfaqen si radha e njerëzve përpara dyqaneve të njohura Mejuri dhe Brandy Melville.
Një tjetër propozim që pritet të tërheqë vëmendje është rikrijimi i Zendaya-s në paraqitjen e saj me bluzën Spider-Man të kombinuar me taka. Një kombinim që është bërë pjesë e stilit të saj të komentuar, por që Benito Skinner e ka përdorur edhe vetë në veshjet e tij.
Në listë nuk mungojnë as referencat humoristike ndaj personazheve të njohur. Një prej tyre është ideja e të vishesh si makthi më i madh i Shane Gillis, duke zgjedhur një set sportiv nga Alo.
Ndër propozimet më personale është edhe rikrijimi i Benitos si Mary Beth Barone, duke u frymëzuar nga speciali i saj Galaxy Brain. Për këtë kostum, dyshja ka dhënë edhe një udhëzim të veçantë: është e domosdoshme të përdoret një kostum muskujsh poshtë korsesë, në mënyrë që pamja të jetë sa më bindëse.
Një tjetër ide që vjen nga bota e filmit të animuar është paraqitja e vajzës së Paris Hilton, e veshur si Chip, personazhi i vogël në formë filxhani nga filmi Beauty and the Beast.







Komente
Komento