‘Dua një ditë të kem familje dhe fëmijë’, shfaqet i përlotur me shenjat e prangave në duar Protasevich: Pranoj fajësinë, Lukashenko po bënte gjënë e duhur (VIDEO)

BJELLORUSI- Gazetari opozitar bjellorus, Roman Protasevich është shfaqur përsëri në televizionin shtetërore, i përlotur dhe me shenjat e prangave në duar nga ku pranuar fajësinë e tij për protestat masive kundër presidentit, Aleksander Lukashenko.

Intervista e Protasevich, në të cilën ka lavdëruar regjimin e Lukashenokos, u zhvillua 10 ditë pasi, avioni i nisur nga Athina drejt Lituanisë, u ndalua me urgjencë në Minsk pas alarmit të rremë për bombë dhe arrestimit të gazetarit.

"Unë e pranoj hapur se isha një nga njerëzit që bëra thirrje për të dalë në protesta në gusht të vitit te kaluar. Sapo u prezantova me akuzat, deklarova fajësinë menjëherë.”, tha Portasevich.

Ai po mbahet në burg, nën akuzat e terrorizmit dhe nxitjes së trazirave anti-qeveritare.

Gjatë intervistës, gazetari opozitar bjellorus, pranoi përpjekjet e tij të vazhdueshme për të rrëzuar Lukashenkon dhe se tani ka filluar të kuptojë se ai po bënte gjënë e duhur dhe se e respekton diktatorin.

Ne fund të intervistës, ai shpërtheu në lot dhe tha se nuk do të merret asnjëherë më me politik dhe se një ditë shpresonte që të martohej dhe të kishte fëmijë.

"Unë kam rimenduar shumë gjëra për veten time. Nuk dua kurrë të përfshihem më në politikë, në ndonjë lojë të ndyrë dhe përballje përsëri. Unë shpresoj që të mund të korrigjoj gjithçka dhe të bëj një jetë të zakonshme paqësore, të kem një familje dhe një  fëmijë", tha ai.

Deklaratat e tij të djeshme, në të cilat pranon fajësinë dhe mbështet regjimin e diktatorit Lukashenko kanë shokuar, familjarët, dashamirësit dhe mbështetësit të cilët refuzojnë të besojnë se ato kanë qenë fjalë të deklaruara në vullnetin e tij të lirë.

“Unë e njoh djalin tim shumë mirë dhe besoj se ai kurrë nuk do të thoshte gjëra të tilla. Ata e thyen dhe e detyruan të thoshte atë që duhej," tha ai babai i tij, pasi intervista u bë publike.

Kjo nuk është hera e parë që Protasevich flet nga burgu, pasi 2 ditë pas arrestimit të tij ka dal me një deklaratë për mediat.

Protasevich flet nga burgu!

Gazetari opozitar i Lukashenkos në një video të publikuar nga mediat qeveritare, ka folur për herë të parë lidhur me burgimin e tij dhe kushtet në të cilat ndodhet, duke thënë se personeli po e trajton në përputhje me ligjin dhe nuk po i ushtrojnë dhunë fizike. Ai gjatë videos ka pranuar gjithashtu se është iniciatori i shumë prej protestave masive kundër Lukashenkos vitin e kaluar.

Si u arrestua gazetari opozitar Roman Protasevich?

Arrestimi i Roman Protasevich erdhi tre ditë më parë, teksa ai po udhëtonte me 170 pasagjerë të tjerë nga Athina drejt Lituanisë. Por shumë shpejt destinacioni ndryshoi, pas alarmit të rremë për bombë nga agjentët sekretë bjellorus, të cilët po udhëtonin në të njëjtën avion me gazetarin.

Si pasojë e këtij alarmi avioni Rynair, është ulur në Minsk dhe sapo Protasevich ka dal prej tij, policia bjelloruse e arrestoi atë.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu