‘Dua të dal që këtu’ misioni i BBV për Jonën bën Kiarën për të qarë, vajzat humbin sfidën

‘Dua të dal që këtu’ misioni i BBV për Jonën bën Kiarën për të qarë, vajzat humbin sfidën

Kiara Tito

Loja e vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ për banorët e shtëpisë krijoi kaos dhe solli lot.

Ajo e cila u prek ishte Kiara Tito, pasi u ndje e asfiksuar, duke bërë që vajzat të humbnin lojën. Në rrjet po qarkullojnë momente nga loja e cila ka vënë në lëvizje të gjithë shtëpinë.

Sipas lojës, vajzat duhet që të injoronin djemtë e shtëpisë, duke mos folur e prekur. Mirëpo, Luizi kapi ‘mat’, Kiarën në tualet. Ai e zuri në një cep, duke mos e lënë të lirë, deri në momentin që do i fliste.

Vajzat e shtëpisë i erdhën në ndihmë Kiarës, mirëpo duke parë se moderatorja nuk e përballoi dot, i kërkuan që të dorëzohej. Ashtu bëri Kiara dhe vajzat humbën lojën. Nga fitimi i lojës Jona do të takonte një të afërm të saj.

Bisedat:

Kristi: Foli?

Luizi: Jo, jo nuk foli me mua.

Kiara: O vdiqa. Dua të dal nga këtu, nuk kam jetë.

Olta: O Kiara, po si u fute aty ti?

Kiara: Ja shkova të laj dhëmbët dhe ngela. Ka mundësi të shkosh të bësh një kërkesë pasi po më merret fryma, nuk është normale kjo gjë.

Olta: Kiara prishe lojën

Kiara: Po si nuk të vjen zor more njeri? Si?

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë