Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video sensibilizuese ku një grup të rinjsh i bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të vaksinohen.
“Dua të ndihem sërish e sigurt. Të jetoj i lirë. Pa kufizime! Të bëjë gjërat që dua, të dal pa frikën se mund të infektoj prindërit. Dua të festoj me familjen. Unë zgjedh të vaksinohem! Të mbroj veten, miqtë, familjen dhe jetën.”, thuhet në video, ndërsa një familje shfaqet duke festuar krah njëri tjetrit.
Kryeministri përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, shkruan se këta të rinj i besojnë vaksinimit si një mënyrë për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët nga virusi i rrezikshëm, i cili merr përditë jetë njerëzore.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë ftesë të të rinjve për bashkëmoshatarët e tyre, që t’i besojnë shkencës e t'u drejtohen pikave të vaksinimit, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët nga virusi i rrezikshëm, i cili merr përditë jetë njerëzore, ju uroj një javë të mbarë.”, shkruan ai.
Pandemia e COVID-19 nuk njeh moshë, koha ka treguar se të rrezikuar ndaj virusin janë edhe të rinjtë. Për shkak të shfaqjes së variantit delta dhe omicron, shifrat e infektimeve dhe viktimave nga virusi janë rritur në të gjithë botën dhe e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë është vaksina.
TE HAPEN NIGHTCLUBET DHE DISKOTEKAT VETEM PER NJEREZIT E VAKSINUAR. SKA PSE ME TE PENALIZOHEN BIZNESET DHE NJEREZIT E VAKSINUAR VETEM SE DISA KOKRRA SDUAN. SHTETI E KA GJETUR ZGJIDHJEN PER COVID, TANI DUHET TE GJEJ ZGJIDHJEN PER BIZNESET DHE TE VAKSINUARIT
PërgjigjuO aldi, kujton se po te bertasesh ke me shume te drejte? Vaksinat nuk ndalojne transmetimin, nuk ndalojne infektimin, ne rastin me te mire ulin rastet e renda dhe vdekshmerine (citation needed). Vaksinat nuk jane pergjigje per pandemine. Kush t'i doje le t'i marre. Por te denosh te pavaksinuarit per te justifikuar nje sere vendimesh te gabuara eshte cnjerezore dhe e palogjikshme. Ndoshta po hoqe gishtin nga Shift-i do e shikosh edhe ti keshtu.