RUSI- Vendimi i Putin për të hapur luftën me Ukrainën, duket se i ka “dhënë zemër” zyrtarëve atje të mendojnë se kanë të drejtën që t’i marrin jetën një njeriu që mendon ndryshe nga ato.
Rasti flagrant është i politikanit rus, anëtar i Dumës ruse dhe aleat i Vladimir Putin, Aleksey Zhuravlyov.
Ky i fundit ka kërcënuar gazetaren gjermane të “Bild”, Björn Stritzel. Video shokuese është shpërndarë në Twitter nga gaztarja Julia Davis, e cila monitoron propagandën ruse.
“Nuk më plas fare. Dua t’i them kësaj k**e naziste se do vijmë dhe do të të vrasim”, ka deklaruar ai live.
Moderatori rus iu kthye duke i thënë: “Ata janë gazetarë, janë propagandistë, por le të mos vrasim njeri”. Megjithatë Zhuravlyov iu përgjigj duke i thënë: “Nuk më intereson fare”.