Një premtim i bërë nga Bashkia Shkodër ndër vite për vendosjen e bustit në qytetin e Shkodrës të Lekë Dukagjinit, bashkëkohës i Skënderbeut dhe hartues i kanunit, bëri që banorë të zonës së Dukagjinit të zbresin për protestë para këtij institucioni. Ata kërkuan takim me kryebashkiakun Benet Beci për të bërë të mundur që kjo figurë e shquar të nderohet sa më parë me caktimin e sheshit dhe vendosjen e bustit që tashmë është gati.
Sipas protestuesve ai ishte një ndër figurat e ndritura që luftoi për mbrojtjen e kombit. Ata deklarojnë se Benet Beci dhe paraardhësit e tij u kanë premtuar vendosjen e bustit, por nuk e kanë mbajtur fjalën. Shqipëria sipas tyre sot është mbushur me buste të pushtuesve dhe nuk nderohen figurat e kombit.
“Kemi ardhur për tu takuar me kryetarin e Bashkisë. Ka arsye të na presë. Busti i Lekë Dukagjinit është bërë gati me u vendos. Me ndihmën e kryetarit do vendoset. Ka qenë krahu i djathtë i Skënderbeut. Është hartues i kushtetutës së parë shqiptare”, tha një banor.
“Do ta vemë Lekën në Shkodër. Benet Beci na ka premtuar që do ta vendosim para zgjedhjeve. Ne nuk na është hapur dera. Duam që të na hapet dera. Intelektualë kanë investuar për këtë monument. Kërkojmë të na presë dhe të na japë sa më parë që ta vendosim Lekën. Ne kërkojmë 2 metra vend në Shkodër për të vendos busatin. Është një nga burrat më të ditur”, tha një tjetër.
“Na është dhënë fjala nga Bardh Spahia e në fund nuk është vendos. Benet Beci na ka dhënë fjalën dhe më ka dhënë fjalën e besën që në muajin shtatori do vendoset, dhe jo. Ka qenë njeriu më i besueshëm i kombit. Me kanunin i ka bërë nder mbarë kombit shqiptar. Sot ne kemi vendos monumente të pushtuesve dhe nuk kemi vend të atyre që kanë investues”, u shpreh një tjetër.
Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë Shkodër ka njoftuar banorët nëpërmjet një shkrese të disa ditëve më parë se nuk mund të ketë takim me banorët për shkak të angazhimeve dhe axhendës së tij.
Ndërkohë, në një postim në Facebook, Beci shkruan se dera e Bashkisë është e hapur për të gjithë dhe do t’i njoftojë për një takim në ditët e ardhshme me qëllim gjetjen e zgjidhjes për monumentin e Lekë Dukagjinit.
“Jam informuar mëngjesin e sotëm me tubimin e mbajtur nga disa banorë të Dukagjinit para ndërtesës së Bashkisë Shkodër. Siç kam vënë në dijeni disa ditë më parë edhe banorët, për shkak të agjendës së përcaktuar shumë kohë më parë, ky takim sot ishte i pamundur.
Garantoj të gjithë banorët se dera e bashkisë do të jetë e hapur për të gjithë, e në mënyrë të veçantë për ata të Dukagjinit. Siç bëmë realitet rrugën që kërkonin prej vitesh, do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët edhe për monumentin që ato kërkojnë për figurën e Lek Dukagjinit. Në kohën më të shpejtë të mundshme, do të njoftoj përfaqësuesit e këtyre banorëve për ditën e takimit për të diskutuar së bashku”, shkruan Beci.
Lere mos pyet se sa figure e shquar eshte L.Dukagjini! Kanuni i tij famekeq ka grire,e shuar familje te tera e breza te tere e vazhdon akoma fale kodeve te tij te gjakmarrjes,ka lene ne injorance,pa shkollim e pa pune e si rrjedhim dhe ne mjerim femije e te rritur per shkak te ngujimit dhe ju kerkoni t'i ngrini monument! Qenka tharre Dukagjini per burra e heronj,qe t'i ngrini ketij monument?! Ah,po harrova,ky eshte ai qe i ka /tharre/ burrat dhe heronjte e ketyre zonave me kanunin e tij!
PërgjigjuZoti Benet! Këshilli Bashkiat duhet ta mari në konsideratë Dagagjinsit trurit të kombit.Busti të vendosët tek Fermetimi se ësht i vend i pështatshëm për këto protestuesit që kishin dalë me qindra veta.
PërgjigjuShqipëria ka nevojë për Bustet e të gjithë Patriotëve e Pinjollëve që dhanë Jetën e Pasurinë për Gjuhën e Kombin!Janë shumë! Kanuni ishte i Krahinës së Dukagjinit,pra = Lex Duca Giovanni!
PërgjigjuEdhe ne te Tiranes duam bustin e Shaban Qoses . Në rrugen e Kavajes !
Përgjigju