Duart në kokë dhe lutjen në mendje, panik në ndeshjen e Fiorentinës (VIDEO)

Duart në kokë dhe lutjen në mendje, panik në ndeshjen e Fiorentinës (VIDEO)

Momenti i panikut në stadium

Baseli humbi dje 1-3 me Fiorentinën në Zvicër, me ndeshjen që vlente për gjysmëfinalen e kthimit në Conference League. Dueli që i dha biletën italianëve për në finalen e CL, pa një skenë paniku në tribuna. Një nga tifozët e Fiores u ndje keq, teksa u kërkua ndihma mjekësore.

Kapiteni i Vjollcëve, Cristiano Biraghi ishte gati të bënte një goditje nga këndi, kur tifozët e lajmëruan  se dikush ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmë.

Stjuardët vendas dhe stafi mjekësor nxituan me një barelë dhe La Repubblica raporton se tifozi duhej të rikthehej në jetë pas një sulmi të dyshuar në zemër.

Ai u dërgua në një spital lokal dhe raportimet fillestare të konfirmuara nga presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, sugjerojnë se ai është në gjendje më të mirë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës