Duartrokitje dhe mirënjohje nga mjekët e Kosovës, Rama: Nuk do t’ju lëmë në asnjë mënyrë vetëm

Duartrokitje dhe mirënjohje nga mjekët e Kosovës, Rama: Nuk do t’ju lëmë në asnjë mënyrë vetëm

250 mjekë dhe infermierë nga Kosova kanë nisur të vaksinohen sot në Kukës, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit. Në total do të jenë 500 mjekë dhe infermierë  që kontribuojnë në sistemin shëndetësor të Kosovës që do të vaksinohen.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin në Kukës, për të ndjekur procesin e vaksinimit dhe njëkohësisht për t’u uruar mirëseardhjen mjekëve dhe infermierëve të Kosovës. “Janë mjekë dhe infermierë të gjithë sistemit shëndetësor të vijës së parë, por dhe të spitaleve të tjera, jo vetëm të Prishtinës. Janë organizuar sipas një filtri, pra, mjekët që janë në ballë të jenë të parët që vaksinohen. Besoj me 500 mjekë dhe infermierë do kemi siguruar dhe një mbrojtje më të mirë të atyre që u shërbejnë pacientëve”, - u shpreh ministrja Manstirliu.

Kryeministri Rama, teksa i vlerësoi bluzat e bardha për punën e bërë deri më tani dhe u uroi mirëseardhjen në Shqipëri, siguroi se “jemi gati të bëjmë dhe më shumë por për momentin është e rëndësishme që të fillojë me bluzat e bardha atje, sepse aty është dhe rreziku më i madh. Dhe nuk ka kuptim që ne të mbaronim tonat dhe ju mos kishit filluar akoma, megjithëse, ne qëkur e filluam në momentin e park, kemi kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë në Prishtinë, kemi thënë që jemi gati, por problemi është që kompanitë nuk lejojnë rieksportim. Nëse ne do t’i nxirrnim nga territori, atëherë do të kishim problem të madh pasi nuk lejohet, është në kontratë që nuk mund ta nxjerrësh diku tjetër. Megjithatë, kjo është njësoj si të jesh në Kosovë, jemi këtu më afër, në Kukës e kështu që vazhdojmë. Ne jemi një dhe kaq e thjeshtë është. Nuk kemi pse e vëmë në diskutim këtë punë, e ardhmja dihet se cila është, por dhe në të sotmen, ne jemi një jemi bashkë dhe mirë se keni ardhur. Ne do bëjmë gjithçka deri në fund, nuk do ta lëmë me kaq”.

“Nuk do t’ju lëmë në asnjë mënyrë vetëm”, - vijoi Kryeministri, - “sepse në fund të fundit, ne jemi një dhe fakti që bëhet në Kukës lidhet me atë që kompanitë nuk lejojnë nxjerrjen e dozave jashtë. Atëherë, ne nuk kemi pse i nxjerrim jashtë, ne i bëjmë këtu. Kukësi është edhe i Shqipërisë, edhe i Kosovës. Ai shoku në Beograd le të publikojë harta e le të luajë me Facebook, ne jemi një dhe do vazhdojmë e një do jemi deri në fund”.


Lajmi kryesor:

Bluzat e bardha të Kosovës marrin vaksinën në Kukës, Rama: Do i vaksinojmë të 11 mijë nëse Kosova nuk mundet! Syla: Vëllai i madh e tregoi veten


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja