Bluzat e bardha të Kosovës marrin vaksinën në Kukës, Rama: Do i vaksinojmë të 11 mijë nëse Kosova nuk mundet! Syla: Vëllai i madh e tregoi veten

TIRANË- 'Nëse Kosova ende nuk do të ketë siguruar vaksinat, Shqipëria do të sigurojë dozat për të 11 mijë mjekët dhe infermierët' ishte premtimi që kryeministri Edi Rama u tha heronjve të bluzave të bardha të Kosovës që prej një viti po përballen në luftë me COVID-19. Rama tha se ato nuk do të braktisen në këtë moment të vështira pasi Shqipëria e Kosova janë një.

Gëzimi dhe lumturia e mjekëve ishte e shfaqur në fytyrat e tyre që më në fund po marrin vaksinën si të vetmen shpresë për të luftuar virusin e pabesë. 250 mjekë morën ditën e  sotme dozën e parë të AstraZeneca-s, ndërsa 250 të tjerë do ta marrin ditën e nesërme. Ata u shprehen të lumtur për marrjen e vaksinës, ndërsa frika nuk ishte pjesë e mendimeve të tyre, pasi siç thanë 'S’kishim frikë nga lufta e jo më tani'.

Mjekët që po vaksinohen në Kukës janë nga vija e parë e luftës me COVID dhe për ta është krijuar një hapësirë të veçantë në ambientet e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës.

Nisja e procesit të vaksinimit u prit me shumë emocion dhe nga kreu i  Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, i cili tha se 'vëllai i madh e tregoi veten' dhe se Rama dha mesazhin më të bukur dhe të fortë se 'vëllai -vëllanë e mbështet gjithmonë".  

Në vendin tonë, ky proces ka nisur që në datën 11 janar, ku deri më tani, që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit

1616227908_Sequence03.00000005.Still026.jpg

Ambientet e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” ku do të vaksinohen mjekët e Kosovës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:19
Duartrokitje dhe mirënjohje nga mjekët e Kosovës, Rama: Nuk do t’ju lëmë në asnjë mënyrë vetëm

250 mjekë dhe infermierë nga Kosova kanë nisur të vaksinohen sot në Kukës, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit. Në total do të jenë 500 mjekë dhe infermierë  që kontribuojnë në sistemin shëndetësor të Kosovës që do të vaksinohen.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin në Kukës, për të ndjekur procesin e vaksinimit dhe njëkohësisht për t’u uruar mirëseardhjen mjekëve dhe infermierëve të Kosovës. “Janë mjekë dhe infermierë të gjithë sistemit shëndetësor të vijës së parë, por dhe të spitaleve të tjera, jo vetëm të Prishtinës. Janë organizuar sipas një filtri, pra, mjekët që janë në ballë të jenë të parët që vaksinohen. Besoj me 500 mjekë dhe infermierë do kemi siguruar dhe një mbrojtje më të mirë të atyre që u shërbejnë pacientëve”, - u shpreh ministrja Manstirliu.

Kryeministri Rama, teksa i vlerësoi bluzat e bardha për punën e bërë deri më tani dhe u uroi mirëseardhjen në Shqipëri, siguroi se “jemi gati të bëjmë dhe më shumë por për momentin është e rëndësishme që të fillojë me bluzat e bardha atje, sepse aty është dhe rreziku më i madh. Dhe nuk ka kuptim që ne të mbaronim tonat dhe ju mos kishit filluar akoma, megjithëse, ne qëkur e filluam në momentin e park, kemi kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë në Prishtinë, kemi thënë që jemi gati, por problemi është që kompanitë nuk lejojnë rieksportim. Nëse ne do t’i nxirrnim nga territori, atëherë do të kishim problem të madh pasi nuk lejohet, është në kontratë që nuk mund ta nxjerrësh diku tjetër. Megjithatë, kjo është njësoj si të jesh në Kosovë, jemi këtu më afër, në Kukës e kështu që vazhdojmë. Ne jemi një dhe kaq e thjeshtë është. Nuk kemi pse e vëmë në diskutim këtë punë, e ardhmja dihet se cila është, por dhe në të sotmen, ne jemi një jemi bashkë dhe mirë se keni ardhur. Ne do bëjmë gjithçka deri në fund, nuk do ta lëmë me kaq”.

“Nuk do t’ju lëmë në asnjë mënyrë vetëm”, - vijoi Kryeministri, - “sepse në fund të fundit, ne jemi një dhe fakti që bëhet në Kukës lidhet me atë që kompanitë nuk lejojnë nxjerrjen e dozave jashtë. Atëherë, ne nuk kemi pse i nxjerrim jashtë, ne i bëjmë këtu. Kukësi është edhe i Shqipërisë, edhe i Kosovës. Ai shoku në Beograd le të publikojë harta e le të luajë me Facebook, ne jemi një dhe do vazhdojmë e një do jemi deri në fund”.

Ora 13:06
Vaksinimi i mjekëve të Kosovës në Kukës, Syla: Rama dha mesazhin se vëllau-vëllanë nuk e lëmë

Kryetari i Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka qenë i pranishëm në procesin e vaksinimit të mjekëve nga Kosova në Kukës. Syla ishte tepër i emocionuar  ku vlerësoi kryeministrin Rama për mesazhin e dhënë se vëllau-vëllanë e ndihmon dhe sot lumturoi bluzat e bardha të Kosovës.

"Nga gjithë thellësia e zemrës i shpreh falenderimet kryeministri Rama ku si gjithë populli shqiptar më në fund edhe ne e filluam vaksinimin e mjekëve të Kosovës, si i vende që ka mbetur pa vaksinë. Duhet të shohim këto fytyra të gëzueshme sot që po marrin vaksina dhe ky është një mësim që ne mundemi së bashku dhe vëllu vëllanë nuk e lëmë.  Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh shumë të artë se si duhet të ishte, faleminderit", tha Syla nga Kukësi.

Ora 12:22
Rama: Do vaksinojmë 11 mijë mjekët dhe infermierët e Kosovës, nëse ajo si siguron dot vaksinat

Kryeministri Edi Rama pasi ka inspektuar procesin e vaksinimit në Kukës ku për dy ditë do të vaksinohen 500 bluza të bardha, tha se Shqipëria do të garantojë vaksinimin e 11 mijë mjekëve dhe infermierëve në Kosovë, ndërsa ajo nuk do të mund të sigurojë dot vaksinat e nevojshme.

"Prej disa kohësh i kemi bërë me dije ministrisë  Kosovës që jemi të gatshëm të kontribuojmë. Kontrata me kompanitë e vaksina janë shumë strikte dhe nuk lejon ritransportimin e vaksinave. Pra nënkupton marrjen e një sasie të caktuar nga një vend, nuk mund të përdoren nga një vend tjetër. Kjo është arsye edhe pse kur morëm atë sasi të parë nga një vend mik nuk nxorëm emrin për të mos futu në sherr vendin mik me kompaninë. Ama unë i kam thënë hajde në Kukës dhe është një vend i përbashkët, pasi përtej faktit që jemi dy shtete dhe kemi një kufi, është krejt e natyrshme që Kukësi të funksionojë si një bazë e përbashkët. Jam i lumtur që kemi carë bllokadën e tmerrshme për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës, ne jemi të gatshëm të vijnë, mjekët dhe infermierët e Kosovës ne nuk do i lëmë vetëm. Ishalla se vaksinat të shkojë së shpejti në Kosovë. Janë 11 mijë mjekët e Kosovës do i bëjnë nëse Kosova nëse ende nuk  kanë mundur të marrin vaksinat", tha Rama

Ora 11:59
Vaksinimi i bluzave të bardha të Kosovës në Kukës, Rama mbërrin në pallatin e kulturës ku po vijon procesi

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës për të parë nga afër procesin e vaksinimit të 500 bluzave të bardha nga Kosova. 500 mjekë dhe infermierë do të vaksinohen gjatë ditës së sotme dhe të nesërme me vaksinën AstraZeneca.

Ora 11:28
Marrin sot vaksinën AstraZeneca, mjekët e Kosovës për Report Tv: S’kishim frikë nga lufta e jo më tani

 

Mjekët e Kosovës shprehen se nuk kanë aspak frikë nga marrja e vaksinës, e ndërsa janë falënderues për këtë mundësi që iu dha.

“Faleminderit që na kemi dhënë këtë ,mundësi ne, jemi shumë të kënaqur, vij nga Peja. Nuk kemi frikë. Faleminderit që na ka ardhur mundësia për ta marrë”

“Vij nga Prishtina, nuk kam frikë aspak”

“Ju falenderojmë, vij nga Urgjenca e Pejës, nuk kemi frikë fare, në luftë nuk kemi pasur frikë nuk kemi as tani”, tregojnë mjekët për Report Tv.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 20/03/2021 14:30

    Si i paska lene Taulant Zemaj me e be vaksinen se ai e kishte gati planin e veprimit? I vonoi 1 muaj kot per ego politike, gjasme do i vinin vaksinat nga Covax. Bravo Rama qe u premtove te 11 mije mjekeve te Kosoves vaksinimin, ta mesojne te gjithe kush eshte i fjaleve dhe i veprave.

    Përgjigju
  • Gazi: 20/03/2021 14:10

    Ua mor Edo, rrofsh sa malet. Cfare patrioti qe je mor, me.i madhi tana kohrave. Ta dije populli kush i siguron vaksinat. I siguron shoku Edi me Partine e tij. Luli asnje vaksine nuk ka siguruar. Turp! Ups apo mos e ka per detyre qeveria thua? Se di kete, por dibqe partia dhebshoku Edi jane njisha.

    Përgjigju
  • Prishtinali: 20/03/2021 08:19

    Bravo Edo,bravo SH qipnia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja