Dubai, britanikja seks në taksi 
rrezikon tre vjet burg

Dubai, britanikja seks në taksi <br />rrezikon tre vjet burg
DUBAI- Ndodh që një jetë e jetuar ndryshe, papritur mund të sjellë pasoja të paimagjinueshme ndonjëherë. Rebeka Blake, një brune angleze me sy jeshil rrezikon të kalojë tre vitet e ardhshme të jetës së saj pas hekurave. Blake është arrestuar me akuzën se ka kryer vepra të pahijshme në një vend publik. Ajo është kapur në sediljen e pasme të një taksie duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë i cili nuk ishte bashkëshorti i saj dhe për më tepër në gjëndje tërësisht të dehur. Këto dy sjellje konsiderohen si krime të rënda Dubai. 

Ka qënë vetë shoferi i taksisë ai, i cili ka bërë denocimin në policinë rrugore , pasi ishte skandalizuar kur kishte parë nga pasqyra 29-vjeçaren duke kryer marrëdhënie seksuale me shoqëruesin e saj Conor McRedmond, një irlandez i cili disa orë më parë kishte konsumuar alkool. Çifti ka qënë duke konsumuar alkol për 12 orë, përpara se të merrnin taksinë për në Dubai Marina, ku në fakt nuk arritën asnjëherë, pasi përfunduan në rajonin e policisë të Jebel Ali. Sipas versionit të dëshmitarëve, sapo çifti kishte marrë taksinë në gjëndje tërësisht të dehur, kishin filluar të putheshin dhe më pas kishin shkuar më tej me veprimet e tyre. Drejtuesi i taksisë kishte parë 29 vjeçaren tërësisht nudo e cila po bënte seks në sediljen e pasme të taksisë.

Blake e McRedmond janë liruar me kusht vetëm pasi miqtë e tyre i kishin dorëzuar pashaportat përkatëse autoriteteve në Dubai. Çifti ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tyre, duke shprehur se ato janë ndaluar vetëm se kishin konsumuar disa shishe birre dhe se në asnjë mënyrë ato nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

BE konfirmon se më 15 maj do të diskutohet për dinarin serb

BE konfirmon se më 15 maj do të diskutohet për dinarin serb