Arkitektët në Dubai, e kanë menduar këtë për ju. Hap dyert zyrtarisht hoteli më i lartë në botë. Ky hotel që tenton të mbërrijë retë është ndërtuar në Dubai.
Hotel Gevora është një ofertë e re për rrethin ekonomik të zonës së nxehtë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai ka një lartësi të pabesueshme prej 356 metrash.
“Gevora” është një hotel luksoz, i veshur në ngjyrë ari. Ai përfshin një ambient shëndetësor, sauna, pishinë dhe pesë restorante të shkëlqyera.
Hoteli në fjalë është i përbërë nga 528 dhoma me akomodim që ndahet në tre kategori: Dhoma Deluxe (46 metra katrorë), një suitë Deluxe (62 metra katrorë) një suitë të dyfishtë (85 metra katrorë).
"Gevora" është një hotel me katër yje i cili është projektuar për t’ju shërbyer turistëve por kryesisht nevojave të bizneseve të ndryshme. Për këtë arsye përfshin salla biznesi dhe kafene relaksuese. Kuzhina e restoranteve të hotelit Gevora është e një cilësie të lartë dhe shërben gjatë 24 orëve. “Highest View Restorant” premton një pamje panoramike.
Prezenca e një hoteli prej 356 metrash i shton një arsye më tepër atyre që kanë ndërmend të vizitojnë Dubain.
[gallery]25592[/gallery]
d.gj/ Shqiptarja.com