Ditën e sotme në rajonin lindor të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) kanë humbur jetën 7 fëmijë si pasojë e rënies së zjarrit në një banesë ku fëmijët flinin.

Njoftimi erdhi menjëherë nga policia  e cila theksoi se zjarri shpërtheu sot herët në mëngjes në fshatin Dhandra rreth 115 km në verilindje të Dubait.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje ku shuan flakët por ishtë tepër vonë pasi katër djem dhe tre vajza kishin humbur jetën të moshës 5 dhe 13 vjeZjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje ku shuan flakët por ishtë tepër vonë pasi katër djem dhe tre vajza kishin humbur jetën të moshës 5 dhe 13 vjeç.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e këtij shpërthimi të zjarrit dhe apelon që të gjithë qytetarët të instalojnë në shtëpitë e tyre detektorë tymi.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com