Dubël-standarti, Meta, ’gëzuar’ me një destruktiv e cenues paqeje e sigurie në rajon

Dubël-standarti, Meta, ’gëzuar’ me një destruktiv e cenues paqeje e sigurie në rajon

President i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Në arsyetimin e dy dite më parë rreth refuzimit të emrit të Genti Cakajt për ministër të Jashtëm, presidenti Meta i qasej dhe çështjes së ndjeshme të korrigjimit të kufijve. E, duke qenë se dhe zhurma më e madhe në media gjatë këtyrë ditëve rreth figurës së Cakajt, u bë pikërisht në raport me këtë çështje – duke u aluduar, e madje duke u ngritur dhe akuzë se diplomati kosovar qenkësh mbrojtës i variantit për korrigjim kufijsh, Meta i mëshoi fort këtij aspekti.

Ai solli këtë citim të Cakajt, ku në fakt literalisht ai nuk promovon nevojën për korrigjim kufijsh, por ofron një pikëpamje europiane mbi këtë proces.

“… Tani, te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor” – është deklarimi i Cakajt cituar nga presidenta Meta, që më pas vijon me arsyetimin e tij kur shprehet: “Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe minon besueshmërin e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon”.

Dhe duke e marrë të mirëqenë faktin se presidenti Meta vërtet është prekur atdhetarisht nga komenti i Genti Cakajt, edhe pse i keqintepretuar, ai nuk do kishte patur një “gëzuar” kaq miqësor me njeriun që hapur fare e mbron këtë tezë, vetë presidentin Thaçi.

Ditë më parë, në ndërrimin e viteve, ata u takuan në Prishtinë dhe, nën ngrohtësinë e oxhakut e bën “gëzuar” me trokëllimw gotash.

Pra, me fjalët e Metës për Cakajn, del që destruktivi më i madh, njeriu që kërcënon paqen e rajonit dhe që minon besueshmërinë e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon – komentet e Metës këto – na është vetë Thaçi.

Mirëpo ndaj këtij të fundit çuditërisht Meta është tejet miqësor. Sepse, tek e fundit, Cakaj, edhe në e pastë idenë për këmbim territoresh – edhe mund ta ketë brenda lirisë së të menduarit politikisht dhe diplomatikisht, e kjo gjë nuk e penalizon, së paku nga ana ligjore – ai gjithsesi nuk është vendimarrës për çeshtjet e Kosovës. Ndërsa Thaçi që e mbron haptazi, duke qenë njëherësh promovues i fortë asaj, ka shumëfish më shumë pushtet se Cakaj për ta bërë realitet, edhe pse kurrë vetëm me firmë të tij.

Por nisur nga standarti i gjykimit që Meta vendos për Cakajn, duke ia amballazhuar me destruktivitet një koment diplomatik krejt legal, të qartë, pa ekuivoke, e “bërë hasha” nga pozita e presidentit për ministër të Jashtëm, kur vjen puna te Thaçi, i cili qartësisht e pa asnjë ekuivok e mbron idenë e këmbimit të territoreve, këtij të fundit nuk duhet t’ja shohë as sytë e jo më të ngrejë dolli buzë një oxhaku flakërues./Tesheshi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika