Ducati bëhet gjermane, Audi
e blen për 860 milionë Euro

Ducati bëhet gjermane, Audi <br />e blen për 860 milionë Euro
ROME – Pas tratativash të gjata, çështja u mbyll me një njoftim zyrtar. Audi ka blerë Ducati-n nga Investindustrial. Shifja nuk është bërë e ditur por shumë media flasin për 860 milionë euro. Përveç përfitimit ekonomik, gjermanët përmirësojnë edhe imazhin e tyre. Grupi Volkswagen në këtë mënyrë shton edhe dy rrotat në një galaksi që shkon nga citycar, deri tek ato sportive e te kamionët.

Me siguri për menaxhimin e Ducati-t gjermanët do të replikojnë “modelin Lamborghini” prodhimi i së cilës nuk është larguar asnjëherë nga Sant’Agata ndërsa teknikët dhe inxhinierët italianë kanë ruajtur pozicionet kyçe ndër menaxherët nga Gjermania kufizohen të vëzhgojnë.

Operacioni Ducati është drejtuar nën regjinë e heshtur të Ferdinand Piech, kreu i këshillit vëzhgues të grupit që në moshën 75-vjeçare është protagonist i rilindjes së Volkswagen. I pasionuar pas dy rrotave – ka në pronësi disa Ducati – Piech kishte tentuar më parë të blinte Suzuki-n, i tërhequr edhe nga rezultatet e motorëve japonezë.

Vetë Audi ka një histori motoçiklistike goxha të pasur. Para Luftës së Dytë Botërore, Auto Union, nga e cila ka rrjedhur logoja aktuale ma katër unazat, formohej nga katër emra të ndryshëm, mes të cilave edhe DKW e specializuar në prodhimin e motoçikletave aq sa arriti të merrte vendin e parë në të gjithë botën për sa i përket prodhimit.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës