Rezultati live: Finlandë 0-1 Shqipëri
Momentet më të rëndësishme
22' Gafë e Etrit Berishës. Portieri i Shqipëris fillimisht pason gabim dhe në tentativë për të rikuperuar ndërhyn gabimisht në hyrje të zonës. Si lojtar i fundit ndëshkohet me të kuq dhe lë Kombëtaren me 10 lojtarë. Largohet Arbër Hoxha dhe në vendin e tij Alen Sherri
4' Gol Shqëria me Rey Manajn. Kristjan Asllani kroson nga goditja e këndit dhe sulmuesi shqiptar nuk fal, duke dërguar topin në rrjetë.
1'- Ka nisur në Helsinki ndeshja e 3 e Kombëtares në Ligën e Kombeve teksa përballet në transfertë kundër Finlandës.
Kombëtarja shqiptare po luan kundër Finlandës prej orës 15:00 atë që mund të rezultojë ndeshja më e rëndësishme në grupin e Ligës së Kombeve. Rivalët e sotëm shihen si kanadidatët potencial për t’i marrë kreun e grupit kuqezinjve, të cilët vijnë në këtë përballje si të parët me 6 pikë, të ndjekur nga Finlanda me 4 dhe Bjellorusia e treta me 1 pikë. Në vendin e fundit në grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve renditet San Marino që në dy ndeshjet e para ka 0 pikë.
Vendi i parë në grup është i rëndësishëm për dy arsye. Fillimisht siguron automatikisht ngjitjen një Ligë më lar. Në rastin e Shqipërisë në Ligën B, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Më i rëndësishëm është fakti se fituesi i grupit merr pjesën në fazën ‘play-off’ të Evropianit, që të jep një mundësi për të siguruar një biletë nga rruga e shkurtër.
Në prag të sfidës trajneri Rolando Maran ka pohuar se pret që ‘Finlanda ta bëjë të luajë keq Shqipërinë’. Sakaq trajneri ka befasuar jo pak edhe në formacionin titullar. Ndryshe nga dueli i datës 30 shtator me San Marinon ka disa ndryshime.
Në portë është rikthyer Etrit Berisha, i cili ka zëvendësuar Alen Sherrin. Për më tepër ka edhe ndryshim skeme: nga 4-2-3-1 në 4-3-3. Në mbrojtje Maran ka rikthyer gjithashtu Elseid Hysajn, ndërsa nga krahu tjetër do të luajë Mario Mitaj. Surpriza e madhe është se në mesfushë është rreshtuar Stavro Pilo, ndërsa bashkë me të është Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani i rikthyer. Në pjesën e avancuar Uzuni dhe Muçi qëndrojnë titullarë, ndërsa bashkë me Arbër Hoxhën e rikthyer nga ndeshja me Bjellorusinë do të mbështesin Rey Manajn.
Formacioni titullar dhe rreshtimi sipas UEFA-s.

Emri i Berat Gjimshiti do të gdhendet në historinë e kombëtares shqiptare. Mbrojtësi është përzgjedhur titullar edhe në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve kundër Finlandës, duke shkuar në kuotën e 76 ndeshjeve në histori me kuqezinjtë.
Për rrjedhojë kapiteni la pas dy emra të rëndësishëm si Erjon Bogdani dhe Ervin Skela.
Më shumë paraqitje se Gjimshiti regjistrojnë Elseid Hysaj si rekordmeni absolut me mbi 100 ndeshje. Po ashtu Lorik Cana, Etrit Berisha, Altin Lala dhe Klodian Duro.
Gjimshi ndodhet vetëm një paraqitje larg Duros. Për të arritur Lalën duhen edhe tri ndeshje të tjera.






Komente
Komento