Dueli direkt për Europën, Sedloski karikon Vllazninë: Mos dëgjoni fjalët që qarkullojnë

Dueli direkt për Europën, Sedloski karikon Vllazninë: Mos dëgjoni fjalët që qarkullojnë

Goce Sedloski, trajneri i Vllaznisë

Vllaznia dhe Laçi luajnë nesër në 16:00 për javën e 35-të në Superligë, të parafundit për këtë sezon. Në "Loro Boriçi", përballja mes skuadrave është direkte për një vend në Kupat e Evropës. Shkodranët me 46 pikë mbajnë vendin e katërt, teksa me 44 pikë Laçi renditet në vendin e gjashtë.

Përpara ndeshjes për mediet foli edhe trajneri i Vllaznisë. Goce Sedloski kërkoi përqëndrimin e të tijve, duke mos dëgjuar fjalët që qarkullojnë.

"Kam folur me lojtarët, ata janë shumë pozitiv dhe shpresoj që të bëjnë atë çfarë duhet bërë dhe ta fitojmë këtë ndeshje. Ne duhet të shohim vetëm veten tonë, ashtu siç bëjnë planet e tyre edhe kundërshtarët tanë. Teuta luan me Egnatian por unë u kam dhënë lojtarëve të mi që të mos ndikohen nga fjalët që qarkullojnë. Të jenë të fokusuar vetëm tek sfida jone ndaj Laçit. Nuk duhet t’i shohim fare se çfarë bëjnë rivalët tanë", tha trajneri nga Maqedonia e Veriut.

Sedloski kërkoi që mos përsëritej reagimi si ndaj Partizanit, teksa kërkon që rastet të kthehen në gola.

"Çfarë do ndryshojë pas Partizanit? Kemi bërë 15 minutat e para shumë të mira, këtë dua nga lojtarët. Pas kësaj kohe kemi pësuar rënie totale, nuk kemi qenë në pozicionet tona dhe humbëm. Ne krijojmë shanse, por nuk shënojmë dhe më pas humbasim. Nesër duhet ndeshja më e mirë e jona. Kemi para vetes një kundërshtar që lufton për Evropë. Në fushë vendos karakteri. Në ndeshje të tilla na duhen pikët", tha Sedloski.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti