Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Një takim shumë i rëndësishëm në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut që sërish pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin nga afër kuqezinjtë.
Njëjtë si në sfidën e parë ndaj Italisë në stadiumin e Dortmundit edhe në “Volksparkstadion” të Hamburgut dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.
Gjithashtu procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë. Mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.
Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të shmangur çdo lloj problem dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.
Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Heiligengeistfeld që gjendet në zonën e St. Pauli dhe në Public Viewing Heiligengeistfeld.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024
-
Po
46.3%
-
Jo
35.4%
-
Ndoshta
18.3%
Vota total: 3865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e fundit në Grupin B ndaj Spanjës
20 Qershor, 17:54
-
FOTO/ Nga foshnjë në eksodin e viteve '90 në Ambasadën gjermane, te goli në Euro 2024 me Kombëtaren! Rrugëtimi i Klaus Gjasulës
20 Qershor, 17:23
-
DIREKT, Euro 2024/ Tri pikët dërgojnë 'Tre Luanët' në 1/8, Danimarkë 1-1 Angli
20 Qershor, 17:15
-
Euro 2024/ Sllovenia e pafat, Serbia e barazon 1-1 në aksionin e fundit
20 Qershor, 17:00
-
FOTOT: Tifozet shqiptare që tërhoqën vëmendjen në ndeshjen Shqipëri-Kroaci
20 Qershor, 16:45
-
VIDEO/ Prapaskenat e një konference, Asllani bën për të qeshur Rey Manajn! Jasir Asani spektator luksi
20 Qershor, 16:19
-
‘Klasikja’ e Europianëve, Spanja dhe Italia ndeshen për të pestën herë rradhazi në këtë kompeticion! Statistikat flasin për ‘Furinë e Kuqe’
20 Qershor, 16:03
-
Mirlind Daku mori megafonin dhe i ofendoi, reagon Federata e Maqedonisë së Veriut: Sjellje e papranueshme, të kërkojë falje publike
20 Qershor, 16:01
-
Rekordmeni Shaqiri, supergoli ndaj Skocisë e vendos 32-vjeçarin në piedestal: Kam lindur për kompeticione të mëdha
20 Qershor, 15:51
-
Gjasula, 'Luftëtari' që mban gjallë ëndrrën e kombëtares shqiptare për kualifkim
20 Qershor, 15:40
-
Rey Manaj: Ndaj Spanjës për të shkruar historinë, jemi të kënaqur me ecurinë
20 Qershor, 15:35
-
Tifozë shembullorë, shqiptarët meritojnë ‘trofeun’ e tribunave! Qytetari, festë dhe respekt... ambasadorët e vërtetë të shpirtit shqiptar
20 Qershor, 14:46