Sipas të ashtuquajturit, studimi ndërkombëtar më i madhë ndonjëherë mbi përdorimin e duhanit, në vendet në zhvillim, rreth gjysma e meshkujve pijnë duhan, ndërsa femrat po fillojnë të pijnë në një moshë më të herët sesa më parë.
Studimi, i cili përfshiu mjaftueshëm mostra për të vlerësuar përdorimin e duhanit në 3 miliard persona, dëmostroi një nevojë urgjente për ndryshime në politikbërjes në vendet më të ardhura të ulëta ose mesatare.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në shumicën e vëndeve të indsutrializuara, duke përfshirë edhe SHBA-në, ka pasuar një reduktim të dukshëm në përdorimin e duhanit në vitet e fundit. Ndërsa në vendet në zhvillim është vënë re një trend i kundërt.
OBSH-ja paralajmëron se nëse ky trend vazhdon atëherë do të ketë mbi 1 miliard vdekje në shekullin e 21-të.
Studimi i ri, GATS, u fokusua në vendet në të cilat, duhanpirja njihet të jetë një problem në rritje. Sipas kërkuesit Giovino, shtrirja e përdorimi të duhanpirjes është në ndryshim.
"Epidemia e duhanpirjes ka forma të ndryshme në vende të ndryshme" u shpreh ai në një intervistë për CNN duke thkesuar se "Prodhuesit e duhanit janë problemi kryesor".
Studimi, i kryer nga 2008 në 2010, gjeti se në 14 vende në zhvillim, 49% e meshkujve dhe 11% e femrave janë duhanpirës. Këto shifra janë më të larta në Rusi, ku 60% e meshkujve dhe 22% e femrave pijnë duhan.
(Shkrimi u botua në suplementin ALMEDICUS)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com