Në mes të një parcele me qershi, i rrethuar nga fermerë dibranë dhe i shoqëruar nga ministret Balluku dhe Krifca, Kryeministri Edi Rama ka biseduar për bujqësinë dhe tregun e qershive në vend. I ulur këmbëkryq Rama ka shkëmbyer batuta me fermerët. Dibra është një nga zonat me prodhim të lartë të qershive në vend, që i shërbejnë jo vetëm tregut vendas por edhe atij të huaj.
Veip Salkurti, fermeri i cili zotëron parcelën me qershi, i tregoi Ramës së është në pikun e sezonit të vjeljes së tyre. Ai thotë se ka një linjë të prodhimit të lëngjeve të frutave të ndryshme që ai kultivon në një hapësirë prej 8 hektarësh.
“Ne fermerët kemi një problem. Na vijnë mallrat nga Italia e shiten këtu. Pse? Spisë ne nuk kemi mbjellë atë që kërkon konsumatori. Para se të mbillet toka, duhet pyetur çfarë kërkon tregu. Qershitë e mia shiten se unë e kam lexuar konsumatorin, prandaj e shes”, - thotë Veipi teksa shoqëronte kryeministrin në plantacionin e mbjellë me qershi.
“Disa njerëz lodhen, mundohen e nuk duan të kuptojnë që kjo kërkon informacion, kërkon dije, kërkon bashkëpunim, se vendos tregu, nuk vendos ti. Megjithatë në krahasim me ku e kemi filluar ne, sot jemi në botë tjetër se ka plot si ty. Shiko eksportin, se thonin, “jo po i nxjerr ti me dollar se janë rritur çmimet”. E vërtetë është që janë rritur çmimet, por kemi 29% sasi më shumë dhe 41 milionë dollarë më shumë se sa viti i kaluar, në këtë periudhë” – nënvizoi Kryeministri Rama.
Një nga shqetësimet e fermerëve të Dibrës është gjetja e tregut në momente kur ka mbiprodhim, problem ky që mendohet të adresohet me ngritjen e një tregu të ri për fermerët e kësaj zone.
“Ne do të ndërtojmë sëbashku me bashkinë e Bulqizës, me buxhet nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, një treg që synojmë ta ndërtojmë brenda këtij viti, ku fermerët e vegjël të mund të shesin prodhimin. Njëkohësisht me bashkinë e Tiranës, me të njëjtin model po i ndihmojmë për të ndërtuar tregun e Farkës. Kjo do ta çlirojë shumë këtë mbiprodhim të zonës së Dibrës. Njëkohësisht do vazhdojmë t’i mbështesim nëpërmjet programit IPARD, do t’i mbështesim me linjat e përpunimit, siç e kërkon Veipi për qershinë”, - u shpreh ministrja Krifca.
Rruga e Arbrit, tregu i ri në Bulqizë dhe tregu i ri në Tiranë që do të ndërtohen, do ti japë një shtysë të re dhe motivim më tepër për të punuar tokën të gjithë fermerëve të Dibrës dhe Shqipërisë.
Biseda e Kryeministrit me fermerin
Fermeri: Për zotin vjen molla nga Italia dhe shitet dy mijë lek në Dibër.
Rama: Si është shpjegimi më i thjeshtë.
Fermeri: Shpjegimi është që kur të mbillet toka duhet me pyet njëherë, ça me mbjell. Jo të dal në pazar dhe të thojë ku ta çojë mallin.
Rama: Tani pse qershitë e tua shiten dhe të tjerëve nuk u shiten?
Fermeri: Po janë shumë gjëra në këtë mes, është varieteti, por unë e kam lexuar konsumatorin ndaj më shitet. Ky është realiteti.
Rama: Po çfarë këshille do t’i japësh këtyre fermerëve të tjerë ti?
Fermeri: Duhet të investojnë në teknologji, duhet ta studiojnë varietetin dhe suksesin do e kenë të garantuar. Kjo ka ardhur nga Franca si varietet dhe është i shitur çmimin ja ve sa të duash. Nuk e lus tregtarin unë.
Rama: Ti thua që ata që e kanë këtë problem duhet të fillojnë me shartime? Këto qershitë që nuk shiten, duhen shartuar. Duhen ekzekutuar, shkulur fare?
Fermeri: Ore se ti e vjel qershinë këtu dhe shkon ujë atje te tregu se është e patrajtuar. Mendini është fermeri që ka një grafik dhe kalendar të vjeljes që në fund të majit e deri në korrik. Fidanin e kam marrë në Bashkimin Europian dhe jam munduar të marr qershi për eksport. Kam marrë pjesë në projekte ndërkombëtare me Veipin dhe ka marrë varietet të ndryshme që dalin çdo 3 ditë.
Rama: Dhe ti e shet të gjithë?
Fermeri: E kam të shitur të gjithë, çoj 3 ton çdo ditë në Tiranë, ja atje është çuni.
Rama: Po kjo s’është si qershi kjo është si mollë e vogël ore.
Fermeri: Po ashtu është, po s’punove nuk ka.
Rama: Po ai është lëngu qershisë ai?
Fermeri: Po kjo është borronicë, pije se është e mirë. Kësaj i merret lëngu me vakum. Ka nevojë për disa investime kjo, dhe unë e mbys të gjithë Dibrën.
Rama: Eliksir është, lëngu i jetës, krenaria e Dibrës. Kjo është e rëndësishme se ca nuk e kuptojnë se këtë e vendos tregu, e vendos konsumatori.
-
O veip duhet te kesh jo 8 hektare me qershi,,po 380 hektare.......
Përgjigju -
Stop importit per produktet qe prodhohen ketu!
Përgjigju -
MOS HARRONI SE EDHE NE KORCE DUHET NJE FABRIKE PER PRODHIM LENGJESH,,....
Përgjigju -
Qeveria TE NDIHMOJE SA ME SHPEJT VEIPIN NE UNVESTIMET E TIJ ,,,KEMI NJE VEND TE MREKULKUESHEM,,DHE ME NJEREZ TE MREKULKUESHEM SI VEIPI....
Përgjigju -
Veip sa mire e perdor furcen,bravo!
Përgjigju -
Po per sufllaqet ca do behet?
Përgjigju -
MBILLNI SA ME SHUME QERSHI,,SHITENI SI FRUT,,CFARE MBETET BEJENI RECEL,KOMPOSTO,,DHE LENG QERSHIE....LENGU QERSHISE ESHTE I SHKELQYER PER ZEMREN,,DHE TENSIONIN..eshte nje fabrike ne diber per lengjet.....
Përgjigju -
Fale vemendjes tuaj po shoh shume zhvillim ne bujqesise e vendin tone dhe me vjen mire qe i mbeshtesni fermeret
Përgjigju -
Arritje te medha po behen puna flet vete, bujqesia eshte zhvilluar goxha shume ne vendin tone
Përgjigju -
Po ben pune shume te mire qe po i ndihmon fermeret se kane mjaft nevoje
Përgjigju -
Rralle ndodh qe nje kryeminister te ulet keshtu me fermeret . Je njeri fantastik
Përgjigju -
Fermeret kane nevoj per mbeshtetje qe te shtojn kapcitetet e prodhimet dhe duhet te krijohen tregje. Rama ka ca ka ama esht i vetmi qe po i degjon e po ben pune konkrete. Ne kohen e Sales i kishe gjysmen e prodhimit e mundin e fermerve ne plehra se skishte as treg asgje edhe po te kishte ishin cmime qesharake
Përgjigju -
Kemi nevoj per pune konkrete dhe Rama po shkon cep e ncep per ti taku fermeret e po i mundeson kushtet e nevojshme te tregut jo si ai tjetri qe i la ne harres
Përgjigju -
Duke mare parasysh qe jetojme ne nje kohe shume te veshtire lufte kjo gje qe qeveria po ben per te ndikuar ne rritjen e mundesive er fermeret per te qene pojese e tregjeve brenda dhe jashte vendit do ti ndihmoje te rrisin ekonomie e tyre dhe do te zgjeroje mundesite qe te hapen rruge te reja kerkesash per keta persona.
Përgjigju -
Po i jepet nje vemendje e madhe bujqesise dhe agroturizmit ne vend gje qe na sjell vetem produktivitet dhe sukses. Mendoj se kjo gje do te sjelle shume rritje ne ekonomi dhe ne perfshirjen e fermave ne tregjet nderkombetare.
Përgjigju -
qeveria u ka qendruar prane fermereve duke i ofruar subvencionime ne menyre qe te mos kene nje ndikim nga kriza ekonomike qe po kalojme
Përgjigju -
Bujqesia eshte nje fushe shume e rendesishme e vendit dhe eshte shume mire te shohim zotin Kryeminister qe tregon mbeshtetjen e vet kundrejt punetoreve te saj
Përgjigju -
Me mbeshtetjen e dhene kundrejt ketyre punetoreve Rama tregon se eshte nje qeveritar qe i qendron gjithmone afer popullit te vet
Përgjigju -
duke u dhene nje vemendje te tilla platacioneve jo vetem ne peshkopip o ne plot zona te tjera ne vend rritet mireqenia dhe ndikimet ne ekonimin jane teje pozitive
Përgjigju










Komente
Komento