Varianti i ri i COVID vijon shpërndarjen në të gjithë botën. Së fundmi ka qenë Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili ka dalë në një deklaratë për mediat dhe njoftuar se është zbuluar në këtë vend rasti i parë me variantin e ri më ngjitës të koronavirusit.
Rasti është zbuluar në Kaliforninë Jugore. Ai ka njoftuar këtë gjatë një bisede online me Dr. Anthony Faucin, ekspertin e sëmundjeve infektive në SHBA. “Duhet të pritet”, ka thënë Fauci.
Ky është rasti i dytë në SHBA, pasi u raportua për një të martën edhe në Kolorado.

Komente

