‘Duhet të urojmë Kosovën’, trajneri i Çekisë: ‘Dardanët’ po shkruajnë historinë

‘Duhet të urojmë Kosovën’, trajneri i Çekisë: ‘Dardanët’ po shkruajnë historinë

Trajneri i përfaqësues së Republikës Çeke, Jaroslav Silhavi, pas ndeshjes së humbur me shifrat 2-1 kundër Kosovës është shprehur se ‘dardanët’ e merituan fitoren.

 “Duhet të ua uroj fitoren Kosovës. Një humbje jo e lehtë për ne. Luajtëm mirë e dhamë maksimumin gjatë gjithë kohës. Gabimet tona ndikuan në rezultat dhe duhet të ua urojmë fitoren. Ndoshta ndeshjet të cilat i kemi zhvilluar në shtëpi, kemi menduar që do të shkojmë përpara. Unë edhe më herët e përmenda, ishte një ndeshje e ashpër dhe në fund humbëm. Shënuam një gol shumë herët, mirëpo kur na barazuan, ata filluan të shpejtojnë sulmet. Fati nuk e deshi që Patrik Shik të shënonte edhe golin e dytë. Po të shënonte gjërat normalisht që do të ishin ndryshe.”

Më tej trajneri i Çekisë foli me fjalë të mëdha për ‘dardanët’: “Kosova është duke krijuar një histori, është e dukshme që të gjithë djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës janë lojtarë që luajnë jashtë vendit dhe mjafton kur e shikojmë që gjestet në fushë të Muriqit tregojnë se më të vërtet kjo është një kombëtare në ngritje, po bën histori. Nuk duhet të themi një shtet i vogël dhe me thënë se nuk ka ekip të madh, ka ekip të madh dhe po bën histori”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot