'Duhet të shprehni ndjenjat para se të jetë shumë vonë', zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

'Duhet të shprehni ndjenjat para se të jetë shumë vonë', zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

DASHI 21. mars - 20. prill

Dita e sotme do jete delikate dhe me shume probleme për ju qe keni një lidhje. Here pas here do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do e gjeni gjuhen e përbashkët. Beqaret nga ana tjetër mund te realizojnë disa takime, por asnjë person nuk do ua mbushe mendjen plotësisht. Me financat duhet te vazhdoni te jeni te matur sepse duhet menduar edhe për te ardhmen.

DEMI 21. prill - 21. maj

Dite e mbushur me vështirësi te mëdha ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Edhe pse Jupiteri do mundohet t’iu ndihmoje serish gjerat për ju nuk do jene te lehta. Beqaret qe janë mendjehapur dhe te gatshëm për aventura do kenë me tepër fat ne dashuri. Ne planin financiar për fat te mire nuk do kenë probleme serioze. Masat qe keni marre ditët e fundit do japin rezultatet e pritura.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i shprehni sa me shume ndjenjat sot dhe ta mbani pas vetes partnerin tuaj. Ai do kenë nevoje për ju dhe do ua shpërblejë shpejt mbështetjen qe do i jepni. Beqaret do fiksohen keq pas një personi dhe do bëjnë edhe sakrifica ekstreme për ta arritur atë qe duan. Financat do jene te ekuilibruara. Do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Nëse jeni ne një lidhje sot do keni surpriza te mëdha. Zemra do rrahe gjithnjë e me fort dhe do jeni te gatshëm te bëni çdo gjë qe do ju sugjeroje ai qe keni ne krah. Beqaret duhet te largohen nga rutina, te dalin, te argëtohen dhe t'i shikojnë gjerat me një sy tjetër. Vetëm ne këtë mënyrë ata mund ta ndryshojnë jetën. Me financat do keni goxha vështirësi, por miqtë nuk do ju lënë ne balte.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Dite rutine dhe e mërzitshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mezi do e shtyni çdo moment dhe do bëni çdo përpjekje për te ndryshuar gjithçka. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak me te cilin do jene gati te bëjnë çdo gjë. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë për shkak te ndryshimit te banesës apo te një pune te re do ju duhet te shpenzoni pak me tepër.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Do veproni gjithë kohës spontanisht sot dhe mund te bëni edhe disa gabime te vogla. Kini parasysh qe nëse e lëndoni partnerin te kërkoni falje sa me pare pa arritur te përkeqësohet edhe me tej situata. Beqaret do marrin propozime te rëndësishme dhe jeta mund t'iu ndryshoje përfundimisht. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shume durim dhe largpamësi pasi vetëm kështu gjendja do stabilizohet.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Dite e mbushur me momente te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do mendoni te shkoni edhe ne vende interesante vetëm qe t'i shpëtoni rutinës. Beqaret do realizojnë disa takime, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahe zemra shume fort. Për buxhetin do bëni te pamundurën qe ta ekuilibroni gjendjen dhe me pak mundim do ja dilni mbanë.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Dite e mbushur me momente te veçanta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mosmarrëveshjet dhe debatet e forta do harrohen dhe do shihet me optimizëm e ardhmja. Beqaret as nuk do pranojnë te fillojnë një lidhje sepse do kenë frike mos humbasin lirinë e pavarësinë. Buxheti do jete ne gjendjen me te keqe te mundshme kështu qe do ju duhet te mbështeteni vetëm tek familjaret.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Do jeni te lire t'i shprehni sa me shume ndjenjat gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet goxha. Nuk do keni me as hatermbetje nga e shkuara. Beqaret do jene shume vigjilente dhe te gatshëm për te bere gjithçka qe jeta t'iu ndryshoje sa me pare. Me shpenzimet do jeni përherë te kujdesshëm dhe te matur kështu qe gjendja ka për te mbetur e mire.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Saturni do ju mbroje nga problemet ne çift gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jete shume e ngrohte dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Beqaret do kenë gjithashtu një dite te mbushur me surpriza te njëpasnjëshme. Me financat do keni goxha vështirësi dhe asgjë nuk do ju ece sipas planeve. Shpenzimet duhen kufizuar ne maksimum.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Te dashuruarit do ndihen plotësisht te lire për te bere atë qe do ndiejnë. Jeta e tyre do jete e bukur dhe e mbushur me çaste te këndshme. Beqareve do ju shfaqet personi ideal ne momentin dhe vendin qe ata as nuk e kane pritur ndonjëherë. Ja qe jeta bën edhe surpriza ndonjëherë. Sektori i financave ka për te qene shume here me i mire se me pare kështu qe do ndiheni edhe me te qete.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Mundohuni te mos e provokoni partnerin asnjë moment dhe mos e nxitni te xhelozohet sepse mund te dale edhe jashtë kontrollit. Beqaret do jene gati te bëjnë gjithçka vetëm për te filluar një lidhje te veçante dhe emocionuese. Disa miq te ngushte do i ndihmojnë tej ma

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë