Për Dukën euforia e pas Euro 2016 penalizoi Kombëtaren në ndeshjet e para kualifikuese dhe thotë se objektiv mbetet kualifikimi për në Euro 2020. Ai vlerësoi edhe punën e ish trajnerit De Biasi: "I kemi mundësit reale me ekipin që kemi që të jemi një ekip pretendent për të qenë pjesë e Euro 2020", tha Duka.
Pyetjes nëse Panucci e kaloi klasën në këto 4 takime Duka I përgjigjet:
“Mendoj që po. Dy ndeshjet e fundit në opinionet e publikut kanë qenë ndeshje të kënaqshme. Kundër dy kundërshtarëve të fortë me rezultat negativ, por me paraqitje të kënaqshme të ekipit. Dy ndeshjet e Maqedonisë dh e Liechtenstein me katër pikë, por ndoshta jo me spektaklin dhe paraqitjen kundër Italisë dhe Spanjës”, tha Duka.
Shqipëria e mbylli në vend të tretë fushatën kualifikuese të Botërorit renditja më e mirë në histori për një Kupë Bote ndërsa në nëntor do luajë dy miqësore.Presidenti i FSHF-së Armand Duka. Ai përsëriti se objektiv mbetet kualifikimi në Euro 2020.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









