Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për situatën e krijuar ditën e djeshme në Kuvend, kur po votohej projektligji i PS për Reformën Territoriale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga momentet kur deputetë të opozitës sulmojnë me shishe uji drejt kryeministrit Edi Rama, Balla shkruan se kush mendon se përmes dhunës do të pengojë PS-në të realizojë reformat që i duhen Shqipërisë për anëtarësimin në BE, sipas tij, i ka bërë llogaritë gabim.
Balla thekson se pas miratimit me shumicë të cilësuar të votave të Reformës Territoriale, komunitetet e bashkive dhe banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE.
Në përfundim Balla ironizon opozitën duke shkruar: “Si thotë populli në këto raste qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara”.
Reagimi i Ballës:
Kush mendon se me molotovë, gurë, vezë, bidona uji jashtë dhe brenda sallës së Kuvendit do ta pengojë Partinë Socialiste të realizojë reformat që i duhen Shqipërisë sonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, i ka bërë llogaritë gabim.
Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë. Komunitetet e bashkive, banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE.
Si thotë populli në këto raste qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara
Lajmi kryesor:
Debatet në PS për miratimin e Territoriales, Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë, votimi i dha Shqipërisë një shtysë modernizuese










Komente
Komento