Kreu i FSHF Armando Duka, vlerësohet nga Bashkia e Gjirokastrës, me titullin më të lartë “Qytetar Nderi”. Këtë titull zotit Duka, ja ka dhënë personalisht kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime në një ceremoni përurimi të zhvilluar në një prej anekseve të stërvitjes së ekipit të futbollit Luftëtari pjesë e investimit nga ana e FSHF.

Vlerësimi për zotin Duka vjen në një kohë kur investimi për rigjenerimin e fushës së vjetër të futbollit, i kushtoi kësaj federate një shume prej 270 mijë eurove. Pikërisht për këtë investim edhe për mbështetjen financiare që pritet t’i japë Duka ekipit Luftëtari dhe rigjenerimin e stadiumit të futbollit, Bashkia e Gjirokastrës dhe kryetari Bime, i akorduan titullin qytetar nderi, kreut të futbollit shqiptar. Vetë zoti Duke u shpreh se investimi më i fundit, vjen në ndihmë të zhvillimit të futbollit në Gjirokastër.

Zoti Duka, është shprehur edhe për takimin e radhës së përfaqësueses sonë të futbollit me Armeninë mbasditen e të dielës së ardhshme. Për zotin Duka, takimi me Armeninë i vlefshëm për eliminatoret e EURO 2016, është mjaft i rëndësishëm pasi përballë është një kundërshtar i fortë por për zotin Duka, skuadra duhet të bëjë maksimumin për të na dhuruar tre pikë.