Duka:I paarsyeshëm koalicioni
PS-PD,ne do të mbështesim Bashën

Duka:I paarsyeshëm koalicioni<br />PS-PD,ne do të mbështesim Bashën
Agron Duka dhe partia e tij edhe pas zgjedhjeve të 25 Qershorit nuk e kanë menduar që të lëvizin nga koalicioni me PD dhe të bashkohet me Edi Ramën siç është përfolur kohët e fundit.
 
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste e ka thënë këtë në një prononcim për median ku dhe ka komentuar zhvillimet e fundit politike si dhe koalicionin e shumëpërfolur paszgjedhor ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
 
Agron Duka ka qënë tepër i prerë për përgjigjet që ka dhënë lidhur me pyetjen se a e mbështet koalicionin Basha-Rama.
 
Më tej Duka deklaroi se nuk e sheh të arsyeshëm koalicionin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
 
“Nuk i hyj fare këtij problem.Nuk e shoh të arsyeshëm koalicionin PD-PS, por mbetet për t’u parë në të ardhmen”,deklaroi Duka.
 
Duka nuk la pa përmëndur edhe koalicionin që partia e tij do të bëjë pas 25 Qershorit, duke shuar kështu dyshimet e hedhura për një koalicion të tij me Edi Ramën.
 
Ai ka theksuar se PAA do të vazhdojë koalicionin me Partinë Demokratike.
 
Padyshim me PD. Ne kemi dalë me siglën e Partisë Demokratike dhe do vazhdojmë koalicionin me PD, me shpresë se do fitojmë. Edhe atë herë kemi mundësi të shpalosim çfarë duam, që janë në programin e PAA, por edhe që janë përshtat dhe të programi e Partisë Demokratike”, perfundoi Duka.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur