Duka: Kampionati shqiptar më
i miri i rajonit, mos hidhni baltë

Duka: Kampionati shqiptar më<br />i miri i rajonit, mos hidhni baltë
Presidenti i FSHF, Armand Duka kërkon që të mos hidhet baltë mbi kampionatin shqiptar të futbollit, pasi pavarësisht problemeve është më i miri i rajonit, ndërsa ftoi klubet për krijimin e ligës.
 
Ftojmë klubet për krijimin e ligës profesioniste. Aty ku e meriton e meriton, por po hidhet shumë baltë. E kam thënë dhe e them se ky është kampionati më i mirë i rajonit” deklaroi ai.
 
Duka foli edhe për audio-skandalin mes Drini Caushit dhe Vilës së Partizanit. Sipas kreut të FSHF, menaxheri nuk është pjesë e FSHF dhe kështu nuk kemi si të marrim asnjë masë.
 
Regjistrimi i bisedës me Drini Cushin është ndjek. Për ne duket qartë se është tentativë nga dikush për të manipuluar një lojtar. Nuk kemi asnjë autoritet mbi këtë njeri, pavarësisht fotos me Presidentin nuk është përfaqësues i FSHF.
 
Ne e inkurajojmë lojtarin dhe madje asistojmë ta ndjekim juridikisht dhe penalisht këtë tentativë
”.

 “Skënderbeu”, Duka: Raporte të tilla ka për të gjitha skuadrat
Presidenti i FSHF, foli edhe për çështjen e Skënderbeut dhe asaj që pritet nga Komisioni i Etikës në mesjavë, për raportet e trukimit të ndeshjeve.
 
Sipas Komisioneve të Disiplinës, përderisa KAS-i pranoi i pranoi këto raporte, atëherë ato do të konsiderohen prova edhe në të ardhmen, por kjo është çështje juridike.
 
Përderisa ka ndeshje të kampionatit shqiptar në raport, po heton Etika për ta zbardhur. Se çili do të jetë vendimi nuk e di. Bëhet fjalë për kampionate të shkuara.
 
Nuk është vetëm Skënderbeu, janë të gjitha skuadrat me të njëjtat raporte. Komisioni i Etikës mblidhet sot, ndoshta del me vendim ose jo. Në UEFA deri më sot nuk ka filluar një çështje disiplinore, por në çdo kohë ata kanë të drejtë ta fillojnë
” u shpreh Duka.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A