Duka: Kombëtarja e të gjithëve
tifozët të kthehen në stadium

Duka: Kombëtarja e të gjithëve<br />tifozët të kthehen në stadium
TIRANE-Kritikave të njëpasnjëshme ndaj kombëtarës, i është përgjigjur sot presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Sipas tij tifozët duhet të kthehen në stadium me dinjitet për të mbështetur kombëtaren e tyre. Gjithashtu Duka ka kërkuar që vendimet e dhëna nga trajneri De Biazi të respektohen për të tejkaluar problemet.

Sipas kreut të FSHF-së kualifikimi i shqipërisë në Euro 2016 është historik për të gjithë shqiptarët.  

Duka: Të respektohen vendimet e De Biazit
 
Sipas Dukë-s skuadra duhet të respektojë vendimet e trajnerit dhe së bashku të gjejnë forcën për të kaluar problemet.
 
“Skuadra me në krye De Biazin duhet të gjejnë forcë për të tejkaluar problemet, për të rikthyer besimin tek rezultatet pozitive. Të gjithë duhet të kuptojmë se çdo lojtar është i vlefshëm për ekipin edhe kur luan, edhe kur nuk luan. Vendimet e trajnerit duhen respektuar, por edhe ndonjë reagim i "nxituar" duhet mirëkuptuar. Eshtë momenti për një ribashkim të forcave te gjithsecilit, duke vënë mbi të gjitha, interesin e kombëtares. Ata tifozë, të cilët në Francë na bënë të gjithë krenarë, nuk mund të dalin kundër vetvetes, dhe në dëm të interesave të futbollit. Ajo që ndodhi në Palermo nuk ndhmon askënd. Përkundrazi: Ka dëmtuar rëndë imazhin e ngritur me aq mund të futbollit tone” pohoi Duka.

"Shpifjet dhe intrigat në dëm të të gjithëve"

Kreu i federatës u ndal dhe tek kritikat që janë bërë ndaj kombëtare duke pohuar se kritikat konstruktive shërbejnë për mirë ndërsa intrigat dhe shpifjet janë në dëm të të gjithëve.
 
“Nuk justifikohet kurrsesi një frymë negative dhe disa kritika të pamerituara për skuadrën, trajnerin, dhe ndonjë lojtar të veçantë. I njëjti grup lojtarësh që na bëri krenarë një vit më parë nuk mund të denigrohet dhe të hidhet poshtë brenda natës. Kritikat konstruktive natyrisht na bëjnë mirë, por shpifjet dhe intrigat na dëmtojnë të gjithëve. Nuk kemi kohë dhe luksin të merremi me debate boshe dhe "zhurmues" që mezi presin që të humbasim. Në këtë situatë kombëtarja ka më shumë nevojë se kurrë për mbështetje. Ne kemi një grup lojtarësh të talentuar që luajnë me pasion dhe dëshirë për vendin e tyre. Edhe nëse ndonjëri prej tyre nuk luan mirë në një ose dy ndeshje, ose dhe nxitohet në ndonjë deklaratë, nuk ka pse të sulmohet dhe të cilësohet si "armik". Nuk ka të drejtë askush të "përjashtojë" lojtarët nga studiot e televizioneve. Kjo është kompetencë ekskluzive e trajnerit. Ne duhet t'i ofrojme gjithsecilit dorën e bashkëpunimit, jo vetëm për hir të kontributit të tyre, por edhe për të ardhmen e futbollit”, ka thënë Duka.
 
Tifozët të kthehen me dinjitet në stadium

Nga ana tjetër Duka i ka këkruar tifozëve të kthehen në stadium për të mbështetur kombëtaren e tyre sepse ka nevojë për tifozët.

“Tifozet duhet të kthehen ne stadium me dinjitet për të mbështetur kombëtaren e tyre. Kombëtarja ka nevoje për tifozët. Kombëtarja është e të gjithëve. FSHF është e hapur për çdo vërejtje dhe çdo kritikë. FSHF do të vazhdojë të luajë rolin e saj për mbështetjen e kombëtares dhe të trajnerit. Ne do të vazhdojmë komunikimin me grupet e tifozëve, sepse kemi një qëllim të përbashkët: Kombëtarja duhet të na bashkojë, dhe jo të na ndajë. Kjo kombëtare meriton të respektohet më shumë, edhe në këto ditë jo të mira”, deklaroi kreu i FSHF-së.

Duka: Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016 historik
 
Sipas presidentit të FSHF-së kualifikimi i ekipit kombëtar në kampionatin Europian është një kualifikim historik për të gjithë shtiptarët.
 
“Kualifikimi i Shqipërisë në EURO 2016 ishte një arritje historike, jo vetëm për futbollin, por për të gjithë shqiptarët. Entuziazmi dhe sjellja e tifozëve shqiptarë në Francë i dha suksesit sportiv një imazh të shkëlqyer në mbarë botën. Euro 2016 do të mbetet, jo vetëm një kulm në rezultatet e kombëtares, por edhe një pikë kthese dhe shprese për të ardhmen e futbollit”, tha Duka.


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve