Aleati i PD, Agron Duka thyen ‘vijën e partisë’.
Ndërsa PD nuk ka hedhur asnjë hap për zgjedhjet e 18 Qershorit, sepse pret të plotësohen kushtet për qeveri teknike, kreu i PAA prezanton kandidaten për deputete të Agrarëve në qarkun e Kukësit.
Duka prezantoi zonjën Merita Hoxha si kandidaten e parë femër për deputete në listë për qarkun e Kukësit.
I pyetur për situatën politike, Duka u shpreh se PD së bashku me aleatët e saj ka ndërrmarë një vendim jo normal pasi sipas tij e tillë është dhe situata.
Ai ka akuzuar kreun e qeverisë se nuk mund t'i sigurojë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku dhe u shpreh se nëse vendi hyn në zgjedhje pa opozitën atëherë rrezikohet të Shqipëria të në një regjim autokratik të Ramës.
"Nëse PS dhe LSI hyjnë në zgjedhje pa opozitën, kjo nuk do të zgjasi shumë sepse rrezikon të kthehet në një regjim autokratik të Ramës. PD dhe aleatët e saj kanë marrë një vendim jo normal sepse vetë situata politike nuk është normale", u shpreh Duka.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO