Duka ‘bekon’ Superioren dhe uron
Skënderbeun: Model për t'u ndjeku

Duka ‘bekon’ Superioren dhe uron<br />Skënderbeun: Model për t'u ndjeku
Presidenti i FSHF, Duka ka uruar ekipet për fillimin e edicionit të ri të futbollit elitar në Shqipëri.
 
Duka uron edhe Skënderbeun me Kukësin për paraqitjen në Europë.
 
Kreu i  FSHF shprehet se Skënderbeu është një model që duhet të ndiqet për nga mënyra e organizimit.
 
 Ndërsa përsa i përket kampionatit thekson se niveli vazhdon në rritje nga edicioni në edicion dhe do ta na dhurojë sërish emocione dhe lojë të bukur.
 
 
Deklarata e Dukës
Sot kemi kënaqësinë të inaugurojmë hapjen e Kategorisë Superiore të Kampionatit Shqiptar.
 
Ky është sezoni i 77-të i këtij aktiviteti i cili përmirësohet tashmë vit pas viti.
 
Jam i lumtur të ndaj me ju një bilanc pozitiv të sezonit të kaluar i cili na dhuroi emocione deri në ndeshjet e fundit.
 
Provë evidente e këtij progresi është gjithashtu edhe pjesëmarrja e klubeve tona në kompeticionet europiane Uefa Europa League dhe Uefa Champions League.
 
Përfitoj nga rasti këtu t’i bëj urimet e mia Klubit të Skënderbeut në sfidat e tij europiane dhe uroj që klubi i Kukësit si dhe çdo ekip tjetër të ketë të njëjtin ritëm dhe ecuri në sezonin që sapo fillon.
 
Klubi i Skënderbeut na dha një mesazh të madh e të rëndësishëm: nqs punohet seriozisht, nqs vendosen objektiva dhe nje strategji për t’i arritur ato, sado të vështira të jenë sfidat, suksesi është gjithmonë i arritshëm.
 
Futbolli shqiptar është në rritje të dukshme dhe unë uroj dhe besoj që ky kampionat do të vazhdojë të na dhurojë sërish evente të bukura, emocione dhe mbi të gjitha një lojë të bukur dhe fairplay.
 
Sot prezantuam edhe brand-in e ri të Kategorisë Superiore dhe të Kupës së Shqipërisë.
 
Kjo është një risi tjetër për këtë sezon e cila do të ofrojë një imazh më cilësor dhe më atraktiv për futbollin tonë në sytë e tifozëve, të profesionistëve dhe të sponsorëve potencialë dhe publikut të gjerë.
 
Sërish me urimet e mia më të mira për sezonin e ri, jam I lumtur t’I kalojmë “topin” skuadrave, lojtarëve dhe tifozëve.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?