Duka: Luajtëm mirë, mund të fitonim
Në Serbi i kënaqur edhe me 1 pikë 

Duka: Luajtëm mirë, mund të fitonim<br />Në Serbi i kënaqur edhe me 1 pikë 
Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ndeshja e mbrëmshme përballë Danimarkës ishte e mirë pavarësisht rezultatit. Gjatë një interviste për gazetarin e  A1 Report, Andi Kapxhiu, kreu i FSHF ka theksuar  se rezultati mund të ishte thelluar me rastet e patura. Gjithashtu ai ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme përballë Serbisë për të cilën është shprehur se mund të merrej edhe një pikë.

Intervista me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka

President, nuk e di, kam përshtypjen se mund ta merrnit fitoren?

Ishim afër, ishim për 80 minuta me 3 pikë madje pak më shumë së 80, por nuk mjaftojnë, në futboll duhet atëherë kur mbyllet nga arbitri. Nuk arritëm ta mbajmë atë rezultat, mund ta kishim thelluar me rastet që patëm, por nuk arritëm ta bënim por gjithsesi mendoj që ekipi ka bërë mirë ka dhënë gjithçka i disiplinuar dhe nuk u shkatërrua edhe pas pësimit të golit pavarësisht që kishin shenja lodhje të cilat ishin normale pas një ndeshje shumë të vështirë kundër një kundërshtari shumë shumë të fortë.
 
Vendi i parë në grup jeni të kënaqur me 4 pikë?
Shiko do jem shumë i kënaqur me këto 4 pikë nëse të paktën do marrim një pikë në Beograd. Kjo do na ruaj në një farë mënyre vazhdimësinë, jo vetëm të lojërave të mira por ehe të pozitivitetit të pikëve , uroj që të mos vijmë pa pikë nga beogradi.

Të ka pëlqyer ekipi kombëtar gjatë këtyre dy ndeshjeve?
Unë besoj se kemi luajtur mirë, më mirë se sa në Danimarkë, pavarisht se këtu morëm një pikë në një lojë më të mirë por edhe kundërshtari ishte shumë i fortë, kishte dy mesfushor të një niveli shumë të lartë ku fatkeqësisht për ne dhe fatmirësisht për ata kishin një formë shumë të lartë.

Çfarë prisni nga ndeshja në Serbi?
Ne do shkojmë në serbi, në asnjë ndeshje nuk mund të shkojmë si inferior në duhet të shkojmë për rezultatin pozitiv dhe atje. Dhe uroj që minimalisht të mos kthehemi pa pikë. Dhe mbetet për tu parë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji