Presidenti i FSHF, Duka kërkon nga kombëtarja kualifikimin për kampionatin Europian të 2020.

Kam shumë besim te skuadra. Ka të gjitha mundësitë për të fituar çdo ndeshje, por s’mund të themi që jemi një skuadër e madhe, që mund të marrim 3 pikët në çdo takim. Me një short të mirë, i kemi të gjitha mundësitë për të arritur në europianin e 2020.

Rruga është shumë e gjatë dhe ne kemi objektivat tona për 2020-ën, por nëse do të kualifikohemi, do të falënderojmë Panuccin dhe të tjerët. Kemi eksperienca pozitive, kur ekipi rri më shumë bashkë. Në shtator do të presim shortin” u shpreh Armando Duka.

dy.b/shqiptarja.com