Duka: Nga Partizani presim shumë, ja kur do jetë gati 'Arena Kombëtare'

Janë çelur sot në shkollën sportive në Durrës punimet e akademisë së arbitrimit ku të pranishëm ishin drejtuesit më të lartë të FSHF-së dhe të sektorit të gjykimit. Përveç mbështetjes dhe premtimit për të rinjtë që synojnë të vendosin drejtësi në të ardhmen në futbollin shqiptar, presidenti i federatës Armando Duka I ka bërë thirrje edhe një herë qeverisë shqiptare për mbështetje ndaj sportit, por në veçanti ndaj futbollit.

“Gjërat më të vështira janë ato që cënojnë financat. Kërkojmë incentive për njerëzit, për sponsorat, për drejtuesat dhe për sportistat. Për t’i dhënë një frymë ndryshe sportit, unë them futbollit por sportit në përgjithësi.”

Duka më tej përveçse uroi Partizanin për titull kampion kishte edhe disa pritshmëri nga skuadra e kuqe.

“E para duhet t’i urojmë Partizanit, stafin ekipin e futbollit por duhet të fillojmë që të mendojmë për diçka shumë më të gjatë sepse në fund të fundit tashme gjithë ne do t’i kemi sytë nga Partizani dhe tre ekipet e tjera që do ta shoqërojnë në Europë për të pasur një përfaqësim dinjitoz.”

Me mbylljen e kampionatit vijnë ndeshjet e Kombëtares ku ajo me Moldavinë përkundër asaj që ishte thënë nuk do të luhet në “Arenën Kombëtare”, për të cilin Duka tha se shpreson që të jetë gati në shtator.

“Ndeshjen me Moldavinë do ta zhvillojë tek në Elbasan ‘Arena Kombëtare’ dhe të përgatitemi që ndeshjen e radhës ta luajmë në ‘Arenën Kombëtare’. Do të ishte shumë mirë që ta kishim parashikuar saktë në qershor, por është e pamundur që të arrihet ndeshja.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez 

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez