Duka për CNN:Braktisëm ndeshjen?
Produkt i një fantazie të pastër!

Duka për CNN:Braktisëm ndeshjen?<br />Produkt i një fantazie të pastër!
“Pretendimet se Shqipëria braktisi ndeshjen janë produkt i një fantazie të pastër”. Kështu e ka cilësuar kreu i FSHF Armand Duka në një intervistë për CNN, akuzën ndaj ekipit tonë kombëtar në  ndeshjen e 14 tetorit në Beograd ndaj Serbisë, për braktisje të ndeshjes.

Duka thekson se lojtarët kuqezi nuk refuzuan riktihimn në fushën e blertë, por ishin të paaftë mendërisht dhe fizikisht të riktheheshin pas dhunës së ushtruar nga huliganët dhe forcat e sigurisë serbe.

Duka shtoi më tej se “vendimi i dhënë sot nga UEFA është dukshëm i padrejtë” ndërsa nënvizon se “dënimët janë qartazi jo proporcionale”.

"Ekipi shqiptar kurrë nuk refuzoi të rinisë e ndeshjes. Lojtarët shqiptarë deklaruan se ata ishin fizikisht dhe mendërisht të paaftë për të luajtur një ndeshje futbolli.” shtoi Duka.

Ndër të tjera, kreu i FSHF, shprehet se nuk ka asnjë referencë zyrtare se boshatisja e stadiumit të Beogradit ishte mënyra e duhur për rivendosjen e rendit në fushë. Në këtë kontekst, Duka shton se nëse ky do të ishte vendimi i drejtë, atëherë, stadiumi i Beogradit, duhej të ishte zbrazur dhe më pas të ftoheshin lojtarët shqiptarë të zbrisnin në fushën e blertë, por nënvizon vetëm nëse lojtarët kuqezi konsiderohen të aftë për të luajtur.

"Nuk ka asnjë referencë në raportet zyrtare se zbrazja e stadiumit ishte mënyra e duhur për të rivendosur kushtet e sigurisë. Nëse sipas mendimit të zyrtarëve të UEFA, kjo ishte gjëja e drejtë për të bërë, ata duhet të zbrazin stadiumin dhe pastaj të rifillojnë ndeshjen dhe të ftojnë lojtarët shqiptarë në fushë, në qoftë se ata lojtarët shqiptarë konsiderojnë si aftë për të luajtur. Ne nuk mund të na vijë keq për një vendim që nuk u arrit. Ajo ishte paaftësi për të luajtur, jo refuzim.” thekson Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi faktin se vendimi i dhënë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s do të apelohet. Sot UEFA vendosi që lidhur me atë çka ndodhi në Beograd më 14 tetor në ndeshjen Serbi-Shqipëri, t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë ekipit serb, por pa i dhënë 3 pikët, si dhe gjobitjen me nga 100 mijë euro për të dy federatat. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë