Duka: Panuccin do ta kisha hequr më parë, por s'kishim kohë për të gjetur një të ri

Duka: Panuccin do ta kisha hequr më parë, por s'kishim kohë për të gjetur një të ri

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shpjegoi arsyet e shkarkimit nga detyra të trajnerit Panucci duke pranuar se ai mund të ishte marrë edhe më herët.

“Ishte një vendim që mund të ishte marrë edhe më herët, por nuk kishim kohë për të gjetur një trajner të ri. E takova pas ndeshjes, i shpjegova se situata është e vështirë dhe se ai nuk mund të motivonte më lojtarët, kështu që ndërpremë bashkëpunimin. Megjithatë, Panucci ka punuar në Shqipëri dhe unë duhet ta falënderoj për këtë bashkëpunim”, tha Armand Duka, president i FSHF-së.

Mbrëmjen e së premtes, në shkallët e “Loro Boriçit” u pa Edy Reja, ish-trajneri i disa skuadrave të Serie A. Shumë shpejt u fol se do të ishte ai pasuesi i Panuccit, por si Reja, ashtu dhe Duka mohuan gjithçka.

“Nuk kam njohje me Edy Rejan, e takova rastësisht në tribunat VIP dhe më tha se kishte ardhur për të vëzhguar futbollistët e të dyja skuadrave, por pa pasur objektiv për të qenë trajner i Kombëtares shqiptare. Kemi pasur oferta të shumta, siç ndodh në raste të tilla, por në këtë moment duhet të mendojmë për ndeshjen me Andorrën”, tha Armand Duka/ TCH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zymeri: 24/03/2019 09:55

    Derisa futbolli shqiptarë të mos e largoj nga pozita Armando Dukën, nuk do të ketë sukses. Shqipëria e kishte një trajner italian mjaft të suksesshëm, që e dërgoi Shqipërinë për herë të parë në Kampionatin Evropian. Italian për italian, pse u dasht Dukës të bëj eksperiment të dështuar? Për këtë ai duhet të largohet nga FFSH sa më parë, që futbolli në Shqipëri të frymoj lirshëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025