SHKODER- Shoqëria shqiptare vazhdon të tronditet nga krimet brenda familjes, ku në zonën e Shkodrës është rregjistruar një vrasje e dyfishtë pasi, babai ka vrarë me automatik vajzën 14-vjeçare dhe më pas ka vrarë dhe veten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrë të komunës Temal në zonën e Malësisë së Madhe, pas një sheri të çastit që ka lindur mes vajzës 14-vjeçare Mariana Bregu dhe babait të saj 45-vjeçarit Mirash Bregu. Sipas burimeve pranë policisë së Shkodrës shkak i këtij sheri ka qënë një konflikt mes dy viktimave, pasi 14-vjeçaria nuk donte të qëndronte më në fshatin Arrë, vend në të cilin ajo së bashku me babain e saj kulloste çdo ditë dhitë në mal.Mësohet se minorenia, i ka kërkuar babait të saj që ta lejonte të kthehej në fshatin Bardhaj, për shkak se aty 14-vjeçaria kishte dhe shoqet. Mirëpo kjo kërkesë nuk është miratuar nga Mirash Bregu, duke bërë që e bija e tij të niset e vetme në drejtim të fshatit Bardhaj, duke mos pranuar të qëndrojë me babain e saj në mal, duke kullotur dhitë.
VRASJA E VAJZES
Sapo 14-vjeçaria është shkëputur nga babai i saj dhe ka hipur në një lundër uji, për të udhëtuar në drejtim të fshatit Bardhaj, ajo ka hasur në rezistencën e fortë të babait të saj. Sipas policisë 45-vjeçari Mirash Bregu ka braktisur dhitë në mal dhe është drejtuar në banesën e tij, prej nga ka marrë një automatik të llojit kallashnikov. Pikërisht me këtë armë ai ka qëlluar në drejtim të 14-vjecares e cila po përpiqej të largohej nga fshati, për shkak se ishte mërzitur në të. Sipas policisë së Shkodrës pas vrasjes autori i krimit është kthyer në banesë në gjëndje shumë të rëndë depresive, dhe gjatë kësaj kohe ka telefonuar vëllain e tij. Pasi e ka njohur me aktin kriminal, Mirash Bregu e ka njoftuar të vëllain se do të vriste vehten. Kjo bisedë është treguar gjatë dhënies së deklarimeve në polici nga vëllai i Mirash Bregut.
I DENUAR ME PARE
Nga të dhënat paraprake të policisë së Shkodrës ka rezultuar se Mirash Bregu, është me precedent penal, për shkak se disa vite më parë ai është dënuar nga drejtësia për akuzën e vrasjes. Ai është dënuar me disa vite burg për shkak se ka ekzekutuar me armë zjari një bashkëfshatarin e tij, emrin e të cilit policia nuk pranon ta bëjë publik. Burimet tregojnë se autori kishte pak vite që kishte dalë nga burgu.
/Shqiptarja.com