Me këngë rrep e duke pirë duhan, gangsterët shqiptarë festojnë brenda burgjeve britanike! Videot i postojnë në TikTok

Me këngë rrep e duke pirë duhan, gangsterët shqiptarë festojnë brenda burgjeve britanike! Videot i postojnë në TikTok

Pamjet e publikuara nga 'Daily Mail'

Festë në burg! Shqiptarët ne qelitë e burgjeve të Britanisë janë sjellë në qendër të vëmendjes për shkak të disa videove që ata kanë publikuar në TikTok teksa duken duke festuar brenda në qeli.

Në videon e publikuar nga Daily Mail gangsterët shqiptarë kërcejnë brenda qelisë së burgut me muzikë rrep. Një prej tyre Edison Kaculi, 28 vjeç, duket teksa bën simbolin e armës me duar. 28-vjeçari Kaculi ka hyrë në Britani në mënyrë ilegale rreth tre vite më parë dhe është dënuar për një sulm që ka marrë ndaj një bande për shkak të mosmarrëveshjeve për drogën.

Nuk dihet ende se në cilin prej burgjeve të Britanisë janë filmuar videot. Në një prej vidove të postuar së fundmi në rrjet duket Kaculi duke pirë duhan në burg, ndërsa dëgjohet një zë duke thënë 'Gang s***, djemtë e mi! Foto të tjera tregojnë një grup prej katër të rinjve të veshur me veshje sportive, ndërsa bëjnë gjeste fyese ose armë me duar.

Një prej videove që është hedhur në Tik Tok ka identifikuar 28-vjeçarin, Kaculi, pasi komentuesit kanë shkruar 'lirohu së shpejti Edison Kaculi'. Videot u hoqën më vonë nga rrjetet sociale pasi MailOnline kontaktoi Ministrinë e Drejtësisë dhe u krye një kontroll në burg, megjithëse nuk dihet nëse u janë zbuluar celularët.

Por përpara se të fshiheshin videot, ato u panë nga më shumë se 13,000 njerëz të cilët kritikonin shërbimin e burgut.

Sipas statistikave të fundit të Home Office, aktualisht janë më shumë se 1,330 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, duke i kushtuar taksapaguesit britanik më shumë se 57 milionë funte në vit.

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja