Me rastin e forumit dyditor ndërkombëtar për bashkëpunim midis Evropës dhe Lidhjes Arabe që po zhvillohet në Greqi, vëmendja e vërtetë është zhvendosur në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Një lojë që duket se nuk humbet kohë për tu kompromentuar.
Pjesë e forumit, Kryeministrja serbe Ana Brnabić për Euronews ka shprehur shqetësimet e saj për negociatat me Bashkimin Evropian.
Brnabić tha se bisedimet me BE janë të dhimbshme dhe frustruese. Gjithçka varet nga sfidat e brendshme të Bashkimit Evropian.
Ajo tha se negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, për fat të keq, nuk kanë mundur të fillohen. Europianët, - tha Brnabić, - janë shumë konservatorë për këtë çështje, pavarësisht nga reformat që po zhvillohen në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Por pavarësisht deklaratave të kryeministres serbe, ekuilibri gjeopolitik i Serbisë po zhvendoset në lindje, siç kuptohet edhe nga marrëveshja e tregtisë së lirë midis Beogradit dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, e nëshkruar në Moskë.
Duket se boshllëku i lënë nga perëndimi, po mbushet nga Rusia dhe Kina, megjithëse mund të mbushej nga Rusia dhe Kina, megjithëse Brnabić thotë se: Ajo që është e rëndësishme për ne është të kemi partneritete në të gjithë botën. Në këtë drejtim do doja të konsideroja marrëveshjen e tregtisë së lirë që nënshkruam me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Marrëveshja nuk bie ndesh me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Përsa i përket ndikimit të Kinës ose Rusisë, mendoj se është ekzagjeruese, - tha Brnabić.
Un e di grua kete te serbis po sa rac superiore qe jan ardhacaket!?
Përgjigju