Një super jaht i lidhur me oligarkun rus të sanksionuar tashmë, Roman Abramovich , është pritur nga protesta teksa tentoi të ankorohej në Turqi.
'My Solaris', jahti i cili kushtoi rreth 600 milion dollarë për t'u ndërtuar,u prit në portin e Bodrumit nga protestues të rinj ukrainas në një gomone të vogël që valëvitnin flamujt ukrainas. Ata ishin pjesë e një ekipi të rinjsh me vela, i cili ishte në Turqi për të konkurruar në një garë vjetore, pasi ishte larguar nga Ukraina përpara pushtimit rus.
Abramovich, pronari i Chelsea FC, aktualisht është nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe të BE-së si pjesë e një goditjeje ndaj oligarkëve rusë. Të dhënat e gjurmimit tregojnë se My Solaris arriti në Turqi , ku nuk ka sanksione kundër miliarderëve ruse, pa hyrë në ujërat territoriale të Greqisë anëtare të BE-së. Një tjetër jaht i lidhur me zotin Abramovich, Eclipse ,ka bërë gjithashtu rrugën për në Turqi.
Lajmi kryesor:
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar












