LEZHË-Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim më parë, me precedent të mëparshëm penal, në fushën e vjedhjes së pronës.  

Kapja është bërë nga policia pas disa minutash ndjekje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë.

Policia ka arrestuar Ervin (Astrit) Kasmi, 42 vjeç, banues në Fushë Milot, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim. 

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij. 

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

1627026414_1627026035DRON.jpg