Dukesha e Kembrixh, Kate Middleton, e cila është bashkëshortja e Princit William të Anglisë, ka fituar çmimin e Royal Photographic Society për fotografitë e realizuar dy fëmijëve të saj, djalit 3-vjeçar George dhe vajzës 1-vjeçare Charlotte.

Royal Photograpic Society, e ka shpallur  Dukeshën anëtare të përjetshme nderi. Ndërkohë në faqen e saj në Facebook, Shoqëria Mbretërore Fotografike, ka njoftuar me anë të një statuse se Middleton e ka pranuar çmimin.

Dukesha Middleton, ka studiuar histori arti në Universitetin e St Andrews, vend ky ku u njoh me Princin William në vitin 2001.

Çifti u martua në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë, Princin George dhe Princeshën Charlotte, që janë në radhë të tretë dhe të katërt për fronin mbretëror të Anglisë.

femijet e dukes dhe dukeshes
(Princi George dhe Princesha Charlotte)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com