'Dukeshin si dy njerëz të rëndomtë, në një lokal periferie', Arjan Konomi kritika sjelljes së Arbërit dhe Zhaklinës

'Dukeshin si dy njerëz të rëndomtë, në një lokal periferie', Arjan Konomi kritika sjelljes së Arbërit dhe Zhaklinës

Arjan Konomi

Arjan Konomi, ish-opinionist i Big Brother duket se nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e opinionistëve të BBV-së Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit.

Ai postoi një video në rrjetin social Instagram, ku teksa argumentonte mendimin e tij, shtoi se Zhaklina dhe Arbri debatojnë në mënyrë vulgare dhe nuk janë aspak të denjë për të qenë opinionistë të BBV.

“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.

Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur.

Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drita: 12/04/2023 08:03

    Arjan Konomi je opiononisti me i mire ne te gjithe Shqiperi.Ty te admirojne te gjithe Shqiptaret anen mbare botes.Zoti te ruajte ke gjykuar drejte se e kane merituar te dy se jane sjellur ne menyren me vulgare me banoret Efin,Kiaren dhe Luizin.

    Përgjigju
  • genti: 10/04/2023 09:26

    hahaha qasja eshte fiks percate nivel or mik ....program tallava

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja