Dule e Bollano takim në Himarë
"Harta e re për qëllime elektorale"

HIMARE -  Vranishti duket se është i vetmi problem që ka krijuar harta e re terrotoriale për minoritetin grek. Të mbledhur në një tryezë me banorë të Himarës, dhe grupet e interesit që preken nga kjo reformë, Vangjel Dule kreu i PBDNJ dhe ai i OMONIA-s, Vasil Bollano janë shprehur se nuk janë kundër hartës në tërësi, por vetëm kundër bashkimit të Himarës me Vranishtin, duke propozuar që të miartohet varianti me 63 njësi, ku Himara bashkohet me Lukovën. Sipas tyre, por edhe qytetarëve që morën pjesë në tryezën e OMONIA-s, Vranishti nuk ka të njëjtat tradita dhe as të njëjtën përkatësi etnike dhe fetare, ndaj dhe nuk duhet bashkuar me Himarën.

Dule: Është thjesht dhe vetëm elektorale. Ka individë që mund të kenë edhe funksionin institucional që kanë një ndikim ekstra institucional mbi qendrat vendimmarrëse në vend që duan t’i imponojnë këtë zgjidhje me një qëllim të vetëm: Të kontrollojnë pushtetin e ri lokal në Bashkinë e re.

Bollano: E kemi denoncuar këtë ndarje territoriale për mos respektimin e të drejtave të minoriteteve etnike linguistike dhe fetare. Jemi pro ndarjes territoriale si proces, por jemi pro vetëm bashkimit të Bashkisë së Himarës me komunën e Lukovës

Disa prej pjesmarrësve në këtë takim kanë folur në greqisht, kjo mesa duke mori indicje edhe nga fjala e kryesuesve të tryezës Dule e Bollano që përshëndetën greqisht në nisje të takimit

Bashkimi i Himarës duhet të ishte bërë me Lukovën që në 1975 në nevojë për shkolle ne gjuhen greke. Ne jemi të krishterë ortodoks dhe duam të bashkohemi me Lukovën, por jo me Vranishtin mysliman”, thotë një banor.

Por ka pasur edhe banorë të tjerë që i kanë dalë kundra Dules, duke iu drejtuar drejpërdrejt atij se “Ne himariotët nuk u bëmë grekë se morëm një pasaportë greke, ne kemi gjuhën tonë të bukur himariote”.

Himarioti: Kjo ka një domethënie më mbrapa, u bënë këta, u bënë grekë. Himara ka një gjuhë shumë të bukur dhe nuk mohohet gjuha e Himarës, kushdo që ta flasë gjuhën e Himarës, Himarjotët...
Dule: Do të lutesha nga që jemi gjithë këta dhe këto histori i dimë të gjithë, të përqendrohemi tek reforma territoriale administrative.

Dule më tej ka vijuar bisedën me arguemntet e tij kundër variantit me 61 njësi të hartës territoriale të miratuar në komisionin e posacëm parlamentar për këtë reformë. 

Nga ana tjetër edhe kryetari i partisë MEGA, Kristaq Kiço ka qenë kundër variantit me 61 njësi duke e quajtur procesin të paranueshëm. Sipas tij është shkelur kushtetuta pasi nuk janë marrë parasysh kufijtë aktual të komunave dhe bashkive.

Gjatë takimit, shoqëria civile paralajmëroi për zhvillimin e një proteste paqësore të djelën në Himarë për të shprehur kundërshtimin e ndarjes së re administrativo-territoriale. Në takim ishin prezent edhe përfaqësues të OSBE si dhe përfaqësues vendor nga komuna e Lukovës.

Dule: Bashkimi i Himarës me Vranishtin për qëllime elektorale, votoj kundër
Në fjalën e tij kreu i PBDNJ, theksoi se në bazë në ndarjes së re territoriale, “bashkimi i Himarës me Hore-Vranishtin ka vetëm qëllime elektorale”, e kjo sipas tij edhe për shkak të largësisë gjeografike duke e cilësuar një zgjidhje kundër interesave të minoritetit grek në Himarë”. Ai rideklaroi votën e tij kundër duke u shprehur se “PBDNJ nuk do ta mbështesë dhe nuk do ta votojë këtë ndarje administrativo-territoriale.”

Dule, ftesë Ramës e Çuçit për të dëgjuar himariotët
Dule, teksa u shpreh se mbështet realizimin e reformës territoriale, ftoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Çështjeve Vendore Bledi Çuçin që të konsultohen me himariotët për të marrë prejt tyre vizionin e tyre për të ardhmen.

Bollano: Himara bashkë me Lukovën, ose në të kundërtën të mbetet vetëm
Nga ana e tij Bollano u shpreh se mbështet variantin 5 të qeverisë që sjell bashkimin e Himarës me Lukovën, ose siç theksoi ai në të kundërt të mbetet siç është, me Himarën e vetme si bashki. 



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis