Dule feston Revolucionin grek në
Derviçan: Zgjedhjet, e njëjta histori
Kryetari I PBDNJ-së, Vangjel Dule, paralajmëron nga Gjirokastra se edhe gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit, në Shqipëri do të përsëriten situatat e mëparshme. Nga ana tjetër, ai mbetet hermetik dhe nuk deklaron se me cilën parti do të përfshihet në koalicionin.
GJIROKASTËR – Kryetari I PBDNJ-së, Vangjel Dule, paralajmëron nga Gjirokastra se edhe gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit, në Shqipëri do të përsëriten situatat e mëparshme. Nga ana tjetër, ai mbetet hermetik dhe nuk deklaron se me cilën parti do të përfshihet në koalicionin.
Dule u prononcua gjatë një ceremonie në nderim të 192 vjetorit të revolucionit grek në Derviçan të Gjirokastrës.
Në këto festime të minoritetit, Dule merrte pjesë krahas konsullit grek në Gjirokastër, Nikolas Kotrokoi dhe kreut të Omonias, Vasil Bollano.
Pas ceremonisë fetare në nderim të të rënëve për një mision të shenjtë siç është liria dhe demokracia, është vijuar me parakalimin në qëndër të fshatit, traditë që përsëritet çdo vit.
Më pas, ky aktivitet ka vijuar me një aktivitet festiv, ku spikasnin edhe këngë patriotike.
Dule paralajmëroi përsëritjen e situatave të njohura në Shqipëri edhe gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit sepse forcat politike në vend janë pa maturi politike për t’i dhënë zgjidhje problemeve në vend. Ai theksoi në përfundim se “Shqipëria ka nevojë për qëndrueshmëri parlamentare”.
Edhe pse jo zyrtarisht, flitet se PBDNJ-ja do të jetë pjesë e koalicionit të qendrës së djathtë. Ndërkohë, PBDNJ ka paralajmëruar krijimin e një poli të tretë politik në vend. Mësohet se PBDNJ-ja ka bërë bisedime me LSI-në, por gjithçka mes dy partive do të varet nga pozicioni që do të mbajë partia e drejtuar nga Ilir Meta në lidhje me PDIU-në.
Nëse LSI-ja dhe PDIU-ja do të formësojnë një koalicion mes tyre, atëherë PBDNJ-ja nuk do të jetë pjesë e një aleance me Ilir Metën. Në të tilla kushte krijimi i një poli të tretë mund të krijohet mes PBDNJ-së dhe FRD-së. Kjo e fundit është treguar e matur në qëndrimet e saj dhe ish-Presidenti Bamir Topi, aktualisht kryetar i FRD-së, renditet ndër politikanët që ka shmangur tonet nacionaliste në dallim nga drejtuesit e partive të tjera. Gjithsesi, mbetet për të parë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24