Dule me OSBE/ODIHR: Zgjedhjet
ishin 2 hapa para dhe 3 hapa pas

Dule me OSBE/ODIHR: Zgjedhjet<br />ishin 2 hapa para dhe 3 hapa pas
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule gjatë një takimi me Andrew Bruce, përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka dhënë vlerësimin për procesin e 21 qershorit.

Pas falënderimit të kontributit të veçantë të Misionit  të OSBE/ODIHR, Dule theksoj se në vlerësimin e tij dhe të partisë që ai drejton, këto zgjedhje ishin dy hapa para dhe tre hapa mbrapa.

Dule u ndal në problematika të hasura gjatë procesit zgjedhor ku u konstatuan precedentë antiligjor duke pasur përballë struktura qeveritare si dhe struktura shtetërore  të cilat u implikuan në këtë proces.

Sipas kreut të PBSNJ-së faktet si blerja masive e votës, retorika ekstreme nacionaliste, mos përputhja e vulave të sigurisë si dhe shkeljet të tjera flagrante që sollën diferenca të theksuara midis votave për kryetar dhe atyre për këshillë, çuan tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh