Dule në Report Tv: Listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme, jo tani

Në një kohë kur palët politike po tentojnë të hapin sërish lojën në këshillin politik, aleati i Partisë Demokratike, kryetar i PBDNJ Vangjel Dule shprehet se ndryshimet e Kushtetutës duhet të bëhen në Legjislaturën e radhës në Parlament, duke mos përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në tetor të këtij viti.

 “Ajo që u arrit ka vlerë vetëm për procesin e ardhshëm zgjedhor, në vitin 2021, në mos ardhtë në vitin 2020. Rrjedhimisht pas zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duhet të jemi të përgatitur që në fillim të legjislaturës së ardhshme, për një reformë rrënjësore zgjedhore”, tha Dule

Zgjidhjen për tymnajën e krijuar në sferën politike në vend, pasi Komisioni i Ligjeve i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese, Dule nuk e sheh te Këshilli Politik, por te mazhoranca.

“Së pari shpresoj që dikush do ketë racionalitetin në radhët e mazhorancës për të qëndruar mirë dhe sipas rregullave e parimeve, që nuk reshtin së na thëni parterët ndërkombëtar. Nëse dikush ndjek rrugët e marrëzisë nuk kemi për ta ndjekur nga pas”, tha Dule.

Por, nëse nuk garantohet mos cenimi i koalicioneve parazgjedhore, a do të kërkojë të garojë kreu i PBDNJ në listat e Partisë Demokratike? Vangjel Dule duket se i ka vendosur kusht kryedemokratit të bëjë çdo gjë, që të mos përsëritet 2017.

"Formula e bashkëpunimit mbetet e hapur, do të gjendte mënyra më e mirë për maksimizimin e votës, por ajo që të gjithë dëshirojmë është që të mos përsëritet gabimi i 2017, ku duke u shkelur Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk patën mundësi të gjitha forcat politike për të garuar me siglën e vet. Dëshirojmë kushte optimale për të garuar me alternativën tonë edhe siglën tonë", tha Dule.

Dule konsideron kambanë të fortë dhe trishtuese, deklaratat që vijnë nga ndërkombëtarët për miratimin e draftit të dakordësuar më 5 Qershor. Sipas tij, Shqipëria është në një rrugë pa kthim drejt BE, e në këtë bashkësi vlerash, vallja duhet të hidhet sipas melodisë së sazeve europiane.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 17/07/2020 17:49

    Pse duke filluar nga zgjedhjet e ardheshme dhe jk duke filluar qe nga zgjedhjet e radhes??

    Përgjigju
  • E bukur kjo: 17/07/2020 17:38

    Ky kerkon edhe nje mandat qyl pastaj kesmet ne Perendi

    Përgjigju
  • BENI: 17/07/2020 17:12

    KUSH TE llogarit ty mor jevgjit grek....ptu,ptu,ptu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën